Një pjesë e mirë e forcave amerikane dhe helikopterë të shumtë kanë rrethuar shtëpinë ku banon këngëtarja e njohur botërore. Gjithçka ndodhi pasi shtëpia e saj në kodrat e Hollywood pati një problem teknik në sistemin e alarmit dhe fqinjët përreth lajmëruan autoritetet përkatëse duke menduar se dikush kishte hyrë me dhunë.
Rihanna nuk ndodhej në shtëpi në ato momente. Banesa e saj u rrethua nga forca të armatosura të policisë. Një javë më parë një individ i panjohur u arrestua në një nga shtëpitë e këngëtares pasi kishte hyrë me dhunë.
Komento