Politekniku: Kuotat e pranimit në
universitet rriten me 10 deri 50%

Politekniku: Kuotat e pranimit në<br />universitet rriten me 10 deri 50%
Studentët e rinj në Universitetin Politeknik do të pranohen në bazë të mesatares dhe të notave që kanë marrë në lëndët e Matematikës, Fizikës dhe Kimisë.

Në një intervistë për Report TV rektori i këtij Universitetit Jorgaq Kacani thotë se përvec këtyre dy kritereve, edhe shkolla ku studjojnë maturantët përbën faktor në përcaktimin e fituesve.

"10 % të pikëve do ti lënë, do ti zë mesatarja e të gjitha viteve të shkollës së mesme dhe ku përfshihen të gjitha rezultatet e të gjitha lëndëve dhe së dyti 30% do ti zë nota mesatare e matematikës, fizikës dhe kimisë dhe të gjitha këto pastaj shumëzohen me koeficentët që ka cdo shkollë e mesme në Republikën e Shqiprisë.  Koeficenti luhatet nga 1 deri në 1.4" ka thënë ai.

Në lidhje me koutat e reja, Kacani thekson se do të pranohen më shumë studentë se një vit më parë.

"Kuotat kanë një rritje të vogël por shkojnë rreth 2400 studentë të cilën do të pranohen në bachelor dhe master. Kuotat janë të gjitha të fiksuara të cilat do të respektohen pa dyshim nga Universiteti Politeknik dhe mbi bazën kuptohet të kandidatëve të cilët do të konkurojnë".

Në propozimin që i ka bërë Universitetit Politeknik, Ministrisë së Arsimit, kuotat në degët e Inxhinierive rriten me 10-50%. Konkretisht në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit nga 100 studentë që u pranuan një vit më parë, për vitin akademik 2016-2017 do të pranohen 150. Ndërsa në degën Inxhinieri Mekanike do pranohet 157 studentë.

Nga 1320 maturantë që u pranuan një vit më parë tek Politekniku, tashmë do pranohen 1657 studentë të rinj në programet e studimit të ciklit të parë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Do përcaktojnë fituesin, si paraqitet situata në 7 shtetet e lëkundura! Trump kryeson në 4 prej tyre, ish-presidenti 40 vota larg fitores

Do përcaktojnë fituesin, si paraqitet situata në 7 shtetet e lëkundura! Trump kryeson në 4 prej tyre, ish-presidenti 40 vota larg fitores