Politekniku, Rektorët:
Duam renditje cilësie

Politekniku, Rektorët:<br />Duam renditje cilësie
TIRANË - Nisma për të rikthyer procesin e akreditimit të universiteteve publike dhe private në vend, duket se i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e tyre.
Të kontaktuar nga “Shqiptarja.com” pjesa më e madhe e tyre thonë se do të mund të japin një vlerësim për këtë nismë, vetëm kur t’u shkojë vendimi në tryezën e tyre të punës dhe të shikojnë modalitetet konkrete. Megjithatë, paramisht ata shprehen se nuk është e drejtë që t’i hiqet vizë një procesi të nisur vite më parë dhe për të cilin është punuar me kujdes. Ndërsa ka nga ata që e mirëpresin këtë proces, dhe madje kërkojnë që bashkë me akreditimin të bëhet edhe një renditje cilësie e të gjithë shkollave të larta të vendit tonë.

“Ne e mbështesim procesin e akreditimit, madje e mirëpresim atë, nëse ai do të zhvillohet sipas paraimit: një kut, një masë. Aq më mirë nëse ky proces do të shoqërohet edhe me një rankim apo renditje, që do të pikëzonte të gjithë shkollat e larta të vendit. Më e preferuar do të ishte që ky proces të zhvillohej në një formë sa më asnjanëse, dhe do të ishte mirë që të kontraktohej ndonjë agjenci e njohur ndërkombëtare në fushën e akreditimit dhe sidomos ata anglo-sanksone.

Pasi metodologjitë dhe rankimet që bëhen nga këto agjenci janë më të mirat në të gjithë botën. Ne jemi shumë dakord që të bëhet akreditimi, por pa përjashtime, si publiku ashtu edhe privati. Është detyrë minimale e çdo qeverie që t’u ofrojë një informacion të plotë të gjithëve mbi gjendjen e sistemit arsimor dhe ku qëndron i sistemit, në raport me sistemin ndërkombëtar. Për ne nuk ka rëndësi, nëse në këtë renditje ne marrim 15 pikë nga 100 të mundshme, por rëndësi ka të fotografohet realisht gjendja e sistemit arsimor në vendin tonë”, - na thotë Henri Çili, administrator i Universitetit Europian të Tiranës.

Por për rektorin e Politeknikut, Jorgaq Kaçani, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Ai thotë se nuk di asgjë për këtë nismë, dhe se ata po përfundojnë procesin e akreditimit që e kanë nisur dy ditë më parë. “Unë nuk di asgjë për këtë nismë. Mund të flas vetëm kur ta shikoj urdhrin e shkruar. Aktualisht ne jemi në proces akreditimi, proces që e kemi nisur dy vite më parë. Kemi përfunduar akreditimin e brendshëm, dhe tani presim të na vijë një ekspert i huaj që së bashku me agjencinë e akredtimit do të na monitorojë gjatë muajit tetor, kohë kur përfundojmë akreditimin”, - na thotë Jorgaq Kaçani.

Edhe Leontiev Çuçi, i universitetit “Kristal” dhe përfaqësues të universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, thonë se nuk janë në dijeni të kësaj nisme. “Ne u jemi nënshtruar të gjitha procedurave që kërkon ligji për t’u akredituar, dhe jemi konktrolluar nga Agjencia Kombëtare e askreditimit. Sa për këtë nismë, neve ende nuk na ka ardhur ndonjë gjë zyrtare, e shkruar. Dhe pa pasur para syve këtë shkresë dhe pa ditur modalitetet konbkrete ne nuk mund të themi nëse kjo është gjë e mirë apo nuk është gjë e mirë”, - na thonë përfaqësuesit e këtyre universiteteve. Ndërkohë Universiteti i Tiranës kq refuzuar që ti nënshtrohet akredtimit nga një agjehnci kombëtare dhe ka kërkuar ekspertizë të huaj.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania