'Politico': Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për 'Euro U21'

'Politico': Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për 'Euro U21'

Shqipëria dhe Serbia do të bashkëorganizojnë kampionatin europian të futbollit për moshën nën 21 vjeç në vitin 2027. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga UEFA dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave europiane. Në një shkrim të saj e përditshmja Politico shkruan se bashkëpunimi vjen pavarësisht përplasjeve të përsëritura mes tifozëve të dy vendeve.

“Europianin e verës së kaluar, tifozët shqiptarë brohoritën për vrasjen e serbëve, duke nxitur një hetim nga UEFA, e cila përfundimisht i gjobiti të dyja skuadrat për shkelje të ndryshme. Shqipëria dhe Serbia kanë një histori të shtrirë deri kohët e fundit që ka përfshirë luftëra dhe mosmarrëveshje territoriale” – thuhet në shkrim.

Aty citohet edhe një deklaratë e Branko Radujko i Federatës Serbe të Futbollit që tha se aktiviteti do të ishte më shumë se një turne futbolli dhe do t’i “tregonte botës se çfarë është e mundur kur njerëzit fokusohen në një qëllim të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”.

“Politico” citon edhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që tha se turneu “do të jetë një katalizator për të thyer barrierat, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popullin e Shqipërisë dhe Serbisë”.

“As deklarata, as UEFA-s, nuk iu referuan thirrjeve raciste dhe banderolave nacionaliste që prishën Euro 24. Finalet e Kampionatit Evropian U-21 mbahen çdo dy vjet, në vend të çdo 4 vjet si turneu i të rriturve. Aplikimi i përbashkët i Serbisë dhe Shqipërisë ishte oferta e vetme për të mbajtur eventin e vitit 2027” – nënvizon shkrimi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta

Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta