Politika e ndarë, PD përkujton
Çlirimin, Basha: Të bashkohemi!

Politika e ndarë, PD përkujton<br />Çlirimin, Basha: Të bashkohemi!
Kryetari i PD, Basha, Berisha dhe eksponentë të Partisë Demokratike kanë vendosur kurora me lule te 'Varrezat e Dëshmorëve' duke nderuar të rënët për çlirimin e Shqipërisë.
 
Politika feston e ndarë edhe këtë përvjetor, pasi opozita përkujton sot edhe ditën e Çlirimit.
 
Pas homazheve lideri i demokratëve, Basha deklaroi se duhet të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët.
 
"Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bere bashke për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët" tha ai.
 
Lulzim Basha vendosi kurora me lule edhe në shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë, ndërsa deklaroi se heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës.
 
[gallery]19905[/gallery]
Deklarata e Bashës te shtatorja e Adem Jashari
Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në kujtesë të sakrificës shumëshekullore për Liri dhe Pavarësi që nga 28 Nëntori i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë me Ismail bej Vlorën.
 
Dhe padyshim në këtë varg datash të rëndësishme, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, ka edhe një 28 Nëntor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptar, ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe para familjes Jashari përkulemi sot me nderim të thellë duke kujtuar për veten tonë dhe për brezat që vijnë se heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës.
 
Lavdi përjetë Adem Jasharit!
 
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!
 
Gëzuar 28 Nëntorin!

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës