Politika shqiptare ka bërë reagimet e para në lidhje me dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
Basha reagon për Haradinajn: Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovë


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës duke thënë se akti që bëri konfirmoi se Haradinaj vendos Atheun mbi gjithçka.

Më pas Basha shkruan se asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë.

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!” shkruan Basha në Twitter.

Ora 17:31
Dorëhiqet Haradinaj/ Majko: Sot jam me Ramushin! Nder për Kosovën


Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

Majko deklaron se Majko ka kryer një akt që i bën nder Kosovës.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. “ shkruan Majko, ndërsa shton se veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.”-përfundon Majko postimin e tij.