TIRANE - Në ditën e kremtimit të lindjes së Krishtit, politika shqiptare i është bashkuar urimeve për të gjithë besimtarët shqiptarë të krishterë kudo që ndodhen.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka uruar që viti i ardhshëm të jetë edhe më i mbarë se ky vit që po lëmë pas, ndërsa ka shtuar dëshirën e tij, që po ashtu vitin e ardhshëm të kemi një kardinal katolik shqiptar.
Të njëjtin urim për mbarësi dhe Krishtlindje të gëzuara, Presidenti Nishani ka shprehur edhe nga Katedralja Ortodokse në Tiranë.
Edhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i pranishëm në Katedralen Ortodokse në kryeqytet ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë, mbarësi dhe bekime për të gjithë popullin shqiptar.
Urimet e politikës nga rrjetet sociale
(Në video: Urimi i Presidentit Nishani dhe Kryeparlamentarit Meta)
Nishani uron Krishtlindjen: Vit të mbarë e me një kardinal shqiptar
Me rastin e Krishtlindjeve, Presidenti i vendit Bujar Nishani ka shprehur urimin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë, për Krishtlindje sa më të bukura dhe të gëzuara për të gjithë.
Nga ambientet e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, Presidenti Nishani uroi që viti që vjen të jetë edhe më i mbarë për të gjithë qytetarët shqiptarë, ndërsa shprehu dëshirën e tij që viti që vjen, të kemi një kardinal shqiptar.
“Uroj që viti që vjen të jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarë, dhe do të drejtoj një lutje që besoj do t’i bashkohen të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, që vitin që vjen të kemi një kardinal shqiptar. Gëzuar dhe Krishtlindje të bukura për të gjithë!” u shpreh Nishani
Të njëjtin urim Presidenti ka dhënë edhe nga Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku a uruar për më shumë mbarësi dhe gëzim për shqiptarët.
“Edhe njëherë gëzuar, urimet më të mira për besimtarët e krishterë shqiptarë kudo ku janë në Shqipëri, në të gjitha viset shqiptare, në diasporë, në emigracion, paçin gjithmonë mirës.” tha Presidenti i vendit.

Meta: Mbarësi dhe bekime për shqiptarët për vitin 2015
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka vizituar Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” me rastin e lindjes së Krishtit, ku ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë dhe të gjithë popullin shqiptar, për më shumë mbarësi dhe bekime për vitin e ardhshëm.
“Në këtë ditë Krishtlindje do të uroja gjithë besimtarët e krishterë, por edhe të gjithë popullin shqiptar sa më shumë mbarësi për të gjithë, shumë urime, shumë bekime dhe gëzime në familjet e tyre, por natyrisht edhe në gjithë shoqërinë tonë.” u shpreh Meta.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit zhvilloi vizita në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë si edhe në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës. Meta theksoi se kjo është një festë e të gjithë shqiptarëve dhe na fton të jemi më solidarë e më të bashkuar me njëri-tjetrin.
“Kjo është një festë e të gjithë shqiptarëve është një festë që na bashkon të gjithëve në familjet tona, në shoqërinë tonë dhe natyrisht që është një ditë e cila në fton për të qenë gjithnjë solidarë dhe më të bashkuar me një-tjetrin”, u shpreh ndër të tjerash Kryetari i Kuvendit”- tha Ilir Meta në Durrës.
Rama: Krishtlindja, një festë ku kremtojmë gëzimin e jetës
Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët e krishterë, por dhe të gjithë shqiptarët në rrjetin social: "Gëzuar Krishtlindjen!"
"Kjo është një festë ku kremtojmë gëzimin e jetës, forcën e dashurisë, solidaritetin me njëri-tjetrin, besimplotë se e ardhmja do jetë edhe më e mirë se sot. Gëzuar!"
Në këto ditë festive, Kryeministri ftoi qytetarët të ndajnë gëzimin e festave me kë dëshirojnë përmes një mesazhi apo imazhi që do të projektohet me shkronja drite në murin e Kryeministrisë. Në këtë mënyrë festat bëhen të gëzueshme edhe për ata që kanë sot nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë. Mesazhet dërgohen në numrin 0682555545. Të ardhurat e mbledhura nga sms-të e urimeve do të shkojnë për bamirësi. Ndryshe nga një vit më parë këtë vit do të projektohen jo vetëm sms-të por edhe fotot.

Kryetari i PD, Basha uron Krishtlindjen nga qyteti i Shkodrës:
/Shqiptarja.com
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka uruar që viti i ardhshëm të jetë edhe më i mbarë se ky vit që po lëmë pas, ndërsa ka shtuar dëshirën e tij, që po ashtu vitin e ardhshëm të kemi një kardinal katolik shqiptar.
Të njëjtin urim për mbarësi dhe Krishtlindje të gëzuara, Presidenti Nishani ka shprehur edhe nga Katedralja Ortodokse në Tiranë.
Edhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i pranishëm në Katedralen Ortodokse në kryeqytet ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë, mbarësi dhe bekime për të gjithë popullin shqiptar.
Urimet e politikës nga rrjetet sociale(Në video: Urimi i Presidentit Nishani dhe Kryeparlamentarit Meta)