TIRANE - Në një forum për Shqiptarja.com krerët e partive aleate të dy koalicioneve bëjnë apel për një fushatë zgjedhore të qetë, referuar incidenteve që kanë ndodhur vetëm javën e parë të kësaj fushate. Kur mbeten dhe pak ditë para mbajtjes së procesit zgjeshor, Ngjela, Milo, Koçi, Ndoka, Shehi dhe Lesi kërkojnë ruajtjen e ekuilibrave politik dhe etikën mes liderëve politik.
SPARTAK NGJELA
Kreru i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Njela, në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com paralajmëron një fushatë agresive përsa i përket palës së djathtë. Ai parashikon fitoren e opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit. “Unë nuk shof që të ketë acarime të mëdha në këtë fushatë. Këto janë votime shumë të rëndësishme dhe pala që është në pushtet do të rezistojë. Shenjat janë që ajo do të rezistojë dhe me mjete të paligjshme.
Por opozita duhet të jetë e bashkuar e të mos krijojë asnjë incident dhe të jetë paqësore sepse e ka fitoren e sigurt. Ky është mesazhi im. Unë di t`i flasë opozitës nuk kam punë me forcën tjetër. Ata do tregohen të ashpër agresiv, mund të bashkohen me krimin. Ata mund të bëjnë gjithçka. Ndërsa opozita duhet të tregohet e qetë paqësore dhe e sigurt në fitore”, shprehet Ngjela.
DASHAMIR SHEHI
Në një prononcim për Shqiptarja.com kreu i LZHK, Dashamir Shehi, aleat në koalicionin e djathtë bën thirrje për qetësim të fushatës parazgjedhore, kjo nga liderët politik, presidenti i vendit, por dhe institucionet e tjera. “Unë them se apeli nuk duhet nga vetëm krerët e partive apo dhe presidenti, por nga të gjitha institucionet e shtetit që të ruhet qetësia deri në fund.
Edhe pse ka disa shenja humori nga të dyja palët, jo se zgjedhjet janë një çështje për të qeshur, por më mirë këto krijimtarira të alegrisë sesa t`i kthehemi atyre tensioneve të zgjedhjeve. Unë gjykoj se deri tani ka shkuar më mirë se vitet e tjera me përjashtim të asaj që ndodhi në Vlorë. Unë do të isha shumë i kënaqur nëse do të vazhdohet kështu sepse deri më tani dominuesit kanë bërë debate të hapura në përgjithësi.
Deri tani ka një klimë rinovuese. Nuk e di se çfarë do të ndodhë tre javët e tjera. Shpresoj se s`ka për të ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Unë them që debati të vazhdojë në televizone dhe më gjerë mes politikanëve. Kemi pasur dhe vite, ku tensioni ka dominuar, por gjithësesi shoh që po bëhen mitingje normale, elektorale”, shprehet Shehi.
Ndër të, ai shpalos edhe risitë që ka sjellë kjo fushatë zgjedhore. “Shpesh herë mund të themi se bëhet më shumë zhurmë sesa punë, por sidoqoftë ka hyrë nje element i ri ky takimi që bëhet me gazetarët. Atë që bën Berisha me gazetarët, atë që bën Rama debatin në salla më të vogla.
Nga kjo pikëpamje kemi disa shenja emancipuese edhe shpresojmë që kështu të vazhdojmë deri në fund. Të mos ketë shpenzime të ekzagjeruara me letra, postera, shkarravitje nëpër muret e ndërtesave e të autostradave. Deri tani nuk janë këto shenja”, theksoi kreu i LZHK.
PASKAL MILO
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo në një prononcim për gazetën kërkoi nga krerët e politikës thirrje ndaj qyetarëve dhe ruajtjen e ekuilibrave politikë në përputhje me standartet si dhe me ligjin e zgjedhjeve. “Nëse i referohemi incidentit që ndodhi në Vlorë, opozita shqiptare reagoi dhe bëri thirrje për të ruajtur gjakftohtësinë dhe të lërë organet hetimore të zbardhin.
Gjithësesi politika duhet t`u bëjë thirrje qytetarëve për ruajtjen e ekuilibrave dhe për një fushatë elektorale në përputhje me standartet dhe Kodin Zgjedhor. Duhet të respektojmë bindjet e qyetarëve që do të shprehet me votën e tyre në kuti në 23 qershor. Çdo veprim tjetër është i dënueshëm”, shprehet aleati i koalicionit “Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim”.
PETRO KOÇI
Kreu i PSV`91, Petro Koçi shprehet se politizimi i administratës shtetërore, por jo vetëm, pritet të sjellë një fushatë me përplasje mes palëve. “Problemi këtu është që në këtë vend nuk ka shtet. Administrata zgjedhore është bipolare dhe jo e pavaruar.
Nga këto ka edhe institucione të tjera në vend siç është policia dhe administrata shtetërore që janë kthyer në reparte politike. Përsa kohë këtu nuk ka shtet sigurisht që do ndodhin ato që po ndodhin si dhe fushata zgjedhore do të ketë probleme”, shprehet aleati i opozitës.
NIKOLLE LESI
Kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikolle Lesi në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com dënon aketet e dhunës së përdorura deri më tani në fushatën zgjedhore. Ai bën thirrje se këto nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbehin qëllimin e fushatës së partive dhe rëndojnë mbi kurriz të votuesve dhe jo politikanëve.
“Gjithë incidentet si ai i Vlorës vendosja e tritolit të kryetarit të PD, zotit Ardian Kollozi apo dhe rasteve të PS, ne i dënojmë. Të gjitha këto e zbehin vrullin e fushatës dhe çojnë një lloji konfrontimi të panevojshëm dhe që nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ndodhin sepse këtë e vuajnë qytetarët shqiptarë dhe jo partitë politike.
Asnjë lloji incidenti që ndodh kundër PD as kundër PS dhe çdo partie politike, e dënojmë në mënyrë të prerë. Lidhur me një apel, presidenti i Republikës ka bërë një apel publik mesa di unë para disa kohësh dhe nuk ka çfarë të thotë më tepër përderisa ka bërë thirrje publike që të mos ketë acarime në fushatë, të jetë një fushatë e kulturuar që në 23 qershor kushdo që të fitojë t`i japin dorën njëri-tjetrit”, deklaron Lesi.
NARD NDOKA
Kreu i Demokristianëve, aleati i mazhorancës në koalicionin e djathtë, kritikon politikanët për më shumë vëmendje dhe akord politik me krerët e të gjithë institucioneve në vend për një situatë të qetë të fushatës zgjedhore. “Normalisht fushata duhet të ketë një kod etike nga politikanët që të mos ketë sulme personale apo partie.
Këto e kërcënojnë situatën nga militantët. Së dyti duhet të ketë një akord si dhe një angazhim politik të krerëve të partive dhe në mënyrë të veçantë të presidentit të Republikës që incidente të tilla të mos ndodhin”, shprehet Ndoka.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com