Politikani palestinez akuzon Izraelin për gjenocid: Vazhdimi i luftës, diçka e papranueshme

Politikani palestinez akuzon Izraelin për gjenocid: Vazhdimi i luftës, diçka e papranueshme

Foto nga Rripi i Gazës 

1700466471_bo.jpg

Foto nga Rripi i Gazës 

Një politikan i zgjedhur i Iniciativës Kombëtare Palestineze ka akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm.

Duke folur për Sky News nga Bregu Perëndimor i pushtuar, Mustafa Barghouti tha se 9,000 fëmijë janë vrarë në luftë deri më tani dhe sulmet izraelite po vazhdojnë. 

“Tragjedia është se rreth 7,000 njerëz janë të zhdukur nën rrënoja dhe gjysma e tyre janë ndoshta fëmijë palestinezë", tha ai.

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim katër-ditor si dhe një shkëmbim pengjesh të burgosurish është vonuar.

Marrëveshja pritej të zbatohej këtë të enjte, por zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë thënë se do të ndodhë, sa më parë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Katar: Armëpushimi në Gaza do të zgjasë 4 ditë! Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Armëpushimi do të jetë i shkurtër, pastaj lufta do të vijojë për paktën dy muaj


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre