MOSKE - Kryetari i partisë Liberal Demokrate të Rusisë Vladimir Zhirinovski u ka kërkuar vartësve të tij të përdhunojnë një gazetare shtatzënë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa Zhirinovksi po fliste para gazetarëve lidhur me vrasjet pranë qytetit të Sloviansk ditën e diel, ku 3 persona humbën jetën.
Pas pyetjes së gazetares nëse Rusia do të vendoste sanksione ndaj Ukrainës, Zhirinovksi iu kthye duke folur përçart se ajo bënte mirë të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijën që do të lindë dhe të mos përzihet me shoqet lezbike. Më pas ai thirri 2 vartës së tij dhe u kërkoi të përdhunojnë gruan e cila ishte ende duke qeshur me fjalët e tij.
Ne video mund të shihet njëri prej vartësve të tij t’i afrohet gruas dhe të zgjasë duart rreth saj, por dy kolege ndërhyjnë duke shtyrë të riun.
Kryetari i partisë Liberal Demokrate të Rusisë shtyu dhe vartësit e tjerë drejt gruas e cila dukej e shokuar nga sa po ndodhte.
Pas një sërë ofendimesh të Zhirikovksit, gazetarja shtatzënë së bashku me koleget ët cilat e mbrojtën vendosën të largohen.
Video e hedhur në internet ka ngjallur zemërimin e mijërave personave nga e gjithë bota, të cilët kanë kërkuar arrestimin e Zhirikovskit.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com