Politikani serb për dhunimin e djalit: Dëmtime të rënda, sulmi i motivuar politikisht

Politikani serb për dhunimin e djalit: Dëmtime të rënda, sulmi i motivuar politikisht

Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiç, ka organizuar një konferencë për media për të folur për dhunimin e djalit të tij nga një grup personash në Llapnasellë të Graçanicës. Ai tha se Nikolla, djali i tij, ka pësuar lëndime të trupore si: prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe dhe gjatë së cilës ai theksoi edhe njëherë se sulmi ka qenë i organizuar politikisht.

“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politike dhe tentoj të jem sa më objektiv për fat të keq tek ne ka një burim negativ, vlerat tona morale janë kthyer përmbys. Kemi familje që s’kanë fëmijë të edukuar, kështu vijmë deri tek dukuritë si këto. Lus organet, policinë dhe prokurorinë, jo për Nikollën djalin tim që e ka paguar shtrenjtë, por edhe për fëmijët e tjerë”, tha ai.

Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, tha se ngjarja e djeshme e ka trembur shumë dhe mbrëmë e ka pyetur djalin dhe gruan nëse ua ka rrezikuar jetën aktiviteti i tij politik.

“Mbrëmë e kam pyetur djalin dhe bashkëshorten se a mendojnë që ua kam rrezikuar jetën atyre dhe ata ishin njëzëri që të vazhdoj për të mirën tonë dhe të popullit tonë. Por, në këtë moment falë Zotit me mbështetjen e familjes unë nuk do të largohem nga politika”, theksoi ai.

 I pyetur nga mediat për akuzat e kreut të Listës Serbe, se sulmi ndaj të birit është organizuar nga Albin Kurti, ai e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

“Për mua është koment i pandershëm dhe duhet ta kenë për nderë ata që bëjnë këso komente. Për të rriturit nuk ke si i komenton këto… Nëse unë kam qenë organizator i asaj që djalit tim të rrahet dhe t’i thyhen dhëmbët, a do të ishte ai i përgjegjshëm që ai t’i shkaktonte djalit të tij lëndime të tilla… Unë them vetëm që t’i vijë turp të gjithëve që mendojnë kështu”, tha Rashiç.

Nikolla Rashiç është dhunuar ditën e djeshme nga 30 persona, 7 prej të cilëve gjenden në paraburgim dhe një konflikt i tillë ka ngjallur reagime të shumta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar