Politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur

Politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, politikani serb, Nenad Çanak, deklaroi sot se personalisht mendon se Kosova është shtet i pavarur.

Çanak tha për televizionin serb “Happy TV” se ai mendon kështu personalisht dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.

“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata e kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon”, tha Çanak.

I pyetur nga gazetarët, ai tha se për shkak të këtij qëndrimi nuk e konsideron veten tradhtar.

“Nëse do të kishte një referendum në kohën e Galileos,  nëse bota është e sheshtë, 99 për qind do të mendonin ashtu, por kjo nuk do të thotë që bota është një pjatë, por që njerëzit mendojnë kështu”, tha Çanak, duke komentuar pikëpamjet mbizotëruese për Kosovën në mesin e qytetarëve të Serbisë.

Çanak tha se pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai arriti në përfundimin se pikëpamjet e tij ishin “të vërteta në disa fusha, dhe në disa fusha konstrukte politike”.

“Nuk është krejtësisht bardh e zi. Por t’i mbyllësh sytë, të mos shohësh në mënyrë patriotike se si është realiteti, nuk është politikë e mirë”, tha Çanak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare