‘Politikë e ndyrë’, Braçe-Metës: Në Facebook katastrofë, në mbledhjet politike i vendosur për ta përhapur vetë COVID-in

‘Politikë e ndyrë’, Braçe-Metës: Në Facebook katastrofë, në mbledhjet politike i vendosur për ta përhapur vetë COVID-in

Ilir Meta dhe Erion Braçe

‘Politikë e ndyrë’, kështu i cilëson zëvendës kryeministri Erion Braçe reagimet e presidentit Ilir Meta, për menaxhimin e situatës së pandemisë nga qeveria.

Në një reagim në rrjetet sociale Braçe ka nxjerrë një thirrje të presidentit i cili thekson se situata e pandemisë në vend po shkon drejt katastrofës kombëtare.

Por nga ana tjetër Braçe ka publikuar edhe fotot e presidentit teksa po zhvillon një mbledhje politike me 30 veta pa maskë dhe pa respektuar masat kundër COVID.

‘Politikë e ndryrë! Në Facebook: Katastrofë nga COVID! Në Vranisht: Vendosmëri për të përhapur vetë COVID-in, mbledhje politike me 30 vetë, pa maskë e asnjë masë! Kjo është politika e ndyrë çdo ditë!’- shkruan Braçe.

Shifrat personave të prekur me COVID në vendin tonë vijojë që të mbeten të larta. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 18 persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 1075 raste të reja.

E vështirë është dhe situata e të shtruarve në spitalet COVID. Ministria njoftoi se në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja