KAS regjistroi PD-në në zgjedhje, Alibeaj: Ftoj demokratët të prezantohemi me një kandidat! Bardhi: Celibashi 'non grata' për PD-në

KAS regjistroi PD-në në zgjedhje, Alibeaj: Ftoj demokratët të prezantohemi me një kandidat! Bardhi: Celibashi 'non grata' për PD-në

Pasi KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, kryetari i komanduar i kësaj force politike Enkelejd Alibeaj, ka bërë thirrje që demokratët të dalin të bashkuar dhe me një kandidat në zgjedhje përballë regjimit të Edi Ramës. Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Alibeaj po ashtu bën përgjegjës për vonesën dy javore për regjistrimin e PD-së kryekomisionerin Ilirjan Celibashin, ndërsa shton se vendimi i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD-në në zgjedhjet lokale të 14 majit.

'Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese. Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.'- shkruan Alibeaj.

Po ashtu deputeti Gazment Bardhi thotë se tashmë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është tashmë ‘non grata’ për PD-në dhe se nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 majit.

Partia Demokratike do të jetë zyrtarisht pjesë e garës elektorale me kryetar Enkelejd Alibeajn. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e PD në zgjedhje duke rrëzuar Ilirjan Celibashin dhe duke pranuar deklaratën solemne me firmë të Alibeajt. Ashtu si KQZ, edhe KAS rrëzoi Berishën duke mos e legjitimuar për të regjistruar partinë e demokratëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:15
KAS lejoi regjistrimin e PD në 14 maj, Bardhi: Celibashi ‘Non Grata’ për PD-në

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruat se Ilirjan Celibashi është tashmë ‘Non Grata’ për PD-në, pasi sipas tij, nuk ka marrë një vendim të drejtë. Ai tha se zvarritja e regjistrimit të PD-së është në dëm të demokratëve.

“Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet”, tha Bardhi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naku: 17/03/2023 09:35

    faleminderit qe na zgjat doren e bashkimit

    Përgjigju
  • veri: 16/03/2023 19:58

    si dolet bashke,si dolet vec e vec,, nuk ju voton juve njeri o maloke te qelbur,,,,e kthyhet tiranen ne nje shurrtore....mallkuar qofshi ne 7 breza.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën