PD regjistrohet në zgjedhje, KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Dokumentet të firmosen nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj! Berisha jashtë

TIRANË-Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. KAS ka vendosur që PD të dorëzojë dokumentet me firmën e Alibeajt. Me këtë vendim praktikisht KAS thotë se kryetari i komanduar i Partis Demokratike do të duhet ta përfaqësojë këtë parti me atributet e plota të kryetarit, pra edhe duke firmosur deklaratën solemne por edhe duke dorëzuar korrigjuar të dhënat e kryetarit te kërkesa për regjistrim, tashmë jo emrin e Lulzim Bashës por emrin e Enkelejd Alibeajt. Pra, edhe në fletën e votimit emri në krah të Partisë Demokratike do të jetë Enkelejd Alibeaj

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.

Vendimi është marrë 4 pro dhe 1 kundër. Elvin Lako, Ilirjan Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho kanë votuar për regjistrimin e PD përkundrejt votës së vetme kundër, atë të Elvis Çefës. KAS i jep fund ‘Odisesë’ së regjistrimit apo të Partisë Demokratike dhe pretendimet se kush është legjitim për këtë forcë politike. Përfundimisht është rrëzuar pretendimi i Berishës, i cili edhe pse përfaqësuesi i tij tha që do ta dërgojnë në Kolegj, tashmë e ka mësuar nga të gjitha organet se nuk i takon të përdorë asnjë element, vulë apo logo zyrtare të Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Alibeajt, Indrit Sefa kishte  parashtruar para KAS të gjithë argumentet ligjorë, përmes së cilave kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ, për mos regjistrimin e tyre në zgjedhje. Sefa u ndal në autorizimin e lënë nga Basha para se të jepte dorëheqjen për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Sefa tha ky autorizim iu jep atyre tagër që të bëjnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje, ndërsa sa i takon deklaratës solemne thotë se nuk është e detyrueshme që të firmoset nga Lulzim Basha, pasi kjo është përgjegjësi e subjektit politik. 

Pas vendimit të KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) kryetari i komanduar i kësaj force politike Enkelejd Alibeaj, ka bërë thirrje që demokratët të dalin të bashkuar dhe me një kandidat në zgjedhje përballë regjimit të Edi Ramës. Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Alibeaj po ashtu bën përgjegjës për vonesën dy javore për regjistrimin e PD-së kryekomisionerin Ilirjan Celibashin, ndërsa shton se vendimi i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD-në në zgjedhjet lokale të 14 majit. Po ashtu deputeti Gazment Bardhi thotë se tashmë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është tashmë ‘non grata’ për PD-në dhe se nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 majit.

Kujtojmë se në vendimin e dy ditëve më parë, Celibashi vendosi që PD të mos futej në zgjedhje pasi nuk kishte plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Zbardhen emrat! Si votuan anëtarët e KAS për regjistrimin e PD në 14 maj! Kush është i vetmi që votoi kundër

Report Tv ka zbardhur se si kanë votuar anëtarët e KAS për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Votat në KAS

  • Pro Alibeajt
  • Elvin Lako
  • Ilirjan Rusmali
  • Koli Bele
  • Ledio Braho

Kundër Alibeajt

Elvis Çefa

 

Ora 15:12
PD do regjistrohet në zgjedhje, Sefa: KAS mori vendim të drejtë! Celibashi nuk u bazua në ligj

 

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se vendimi i komisionerit Ilirjan Celibashit ishte i pambështetur në ligj, e ndërsa tha se KAS mori një vendim të drejtë që lejoi që PD të regjistrohet në zgjedhje.

“Ishte e pambështetur në ligj dhe dispozitat e Kodit Ligjor. Interpretimet nuk mund të bëhen në kurriz të ligjit, komisioneri duhet të jetë i pavarur. KAS  mori një vendim të drejtë, ky është një moment për të filluar punën për fushatën zgjedhore që është në derë”, tha Sefa.

Ora 15:09
Vendimi i KAS, ‘Rithemelimi’: Absurd, morën atributin e gjyqësorit, i dhanë Alibeajt diçka që edhe Gjykata nuk ia ka dhënë

 

‘Rithemelimi’ i Berishës e konsideron skandaloz këtë vendim të KAS. Përfaqësuesi i Berishës në KQZ tha se KAS mori atributetet e Gjykatës dhe i dha Alibeajt diccka që edhe ai nuk e kishte kërkuar.

“Sot vendimi i KAS është në paligjshmëri të plotë. Sot KAS guxoi të marrë atributet e gjykatës që Gjykata nuk e ka bërë në një vit e gjysmë. Edhe vetë Enkelejd Alibeaj nuk e kishte kërkuar. Për ne kjo ëhstë një maskaradë. Do ta ccojmë në Kolegj”, tha Ledio Nuraj.

Ora 14:56
KAS merr vendim, rrëzon Celibashin, PD do të regjistrohet me kryetar Enkelejd Alibeajn

 

KAS merr vendim, rrëzon vendimin e Celibashit, do të regjistrohet PD me kryetar Enkelejd Alibeaj, i cili duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin. 

Ora 13:36
Regjistrimi apo jo i PD në zgjedhje? Përfundon shqyrtimi në KAS, anëtarët tërhiqen për vendim

 

Rreth orës 14:30 do të mësohet fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo në zgjedhjet. KAS pas shqyrtimit është tërhequr për të marrë vendim.

Ora 13:27
Po në fletën e votimit emri i kujt do të jetë nëse PD regjistrohet? Sefa: Të jetë Enkelejd Alibeaj! Nuraj: Bëni Berishën kryetar

 

Një tjetër pyetje që e ka shqetësuar KAS-in në KQZ është se në rast se Partia Demokratike do të regjistrohej cili do të ishte emri i vendosur si kryetar në fletën e votimit.

Përfaqësuesi i PD-së zyrtare Indrit Sefa tha se do të ishte emri i Enkelejd Alibeajt, ndërsa përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj tha se “Zëvendësoni emrin e Lulzim bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatikisht me kryetar dhe do të rregullohej i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur”

Ora 13:15
Pse thoni se vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë? Përfaqësuesit e Berishës tregojnë pse sipas tyre Zhukri është në fuqi

 

Anëtari i KAS Ilirjan Celibashi pyeti përfaqësuesit e Berishës se pse ata mendojnë se vendimi i Apelit nuk na qenka i formës së prerë. Sipas tyre vendimi i Apelit kërkon rekurs të veçantë dhe është i ndërmjetëm.

“Në konceptin tim vendimi i Apelit ende nuk është zbardhur por me shpalljen nuk i është hyrë fare themelimit dhe ka vendosur të drejtën e rekursit. Vetëm kur të vendosë Gjykata e Lartë do të kemi një vendim. Prandaj unë them që vendimi i Zhukrit ende është në fuqi.  

Rasti i vetëm kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është i formës së prerë është rasti kur Apeli vendos prishjen për rigjykim. Vendimi i Apelit ishte vendim i ndërmjetëm ndaj të cilit lejohet rekurs i veçantë. Sot vendimi i Apelit nuk është në fuqi. Është i pezulluar dhe do të pezullohet menjëherë sapo të rekursohet”, thanë përfaqësuesit e Berishës.

Ora 12:58
Pse Basha është ende kryetar kur ju vetë thoni ka dhënë dorëheqjen, pse së zëvendësuat? Ja si përgjigjet Sefa në KAS

 

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ-së Indrit Sefa u pyet sot nga njëri prej anëtarëve të KAS se pse nuk është zëvendësuar Lulzim Basha në krye të PD kur ka një vit që ka dhënë dorëheqjen.

“Ligji e thotë shprehimisht se çdo kërkesë për ndryshimet në Statutin e PD-së depozitohen në gjykatë.  Nuk është zgjedhur kryetari i ri i PD-së i Partisë Demokratike.  Statuti thotë se kryetari i partisë i cakton detyra në fusha të ndryshme përmes një autorizimi. Në mungesë të këtij autorizimi Sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar që komandon nënkryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Pra, zonja Tabaku refuzoi të marrë përsipër këtë detyrë kur u mblodh Këshilli Kombëtar për ta komanduar. Në këtë rast nuk kishte alternativë dhe Këshilli ishte i detyruar të zgjidhte njërin.  Pra për këtë arsye ne nuk e kemi regjistruar. Kryetari i ri duhet të ishte zgjedhur më ‘një anëtar, një votë’”, iu përgjigj Sefa.

Ora 12:47
Përfaqësuesi i Rithemelimit në KAS: Celibashi bëri gjykatësin, s’ka ende vendim të formës së prerë, Berisha kryetar i PD-së

 

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj ka parashtruar në KAS argumentet përmes së cilave kërkon regjistrimin e PD-së së Berishës në zgjedhje. Nuraj tha se nuk ka ende një vendim të formës së prerë, pasi sipas tij vendimit të apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nuraj tha se Celibashi ka bërë rolin e gjykatësit.

“Kemi paraqitur brenda afatit dokumentacionin për regjistrimin e PD me kërkues kryetarin Berisha. Kemi pritur të bëhej regjistrimi, është marrë në shqyrtim dokumentacioni, jemi dëgjuar, kemi paraqitur provat, gjatë relatimit dhe vendimit kemi ngelur të shtangur pasi komisoneri në zbatim të rolit dhe funksionit që i ka ngarkuar kushte dhe kodi zgjedhor ka bërë rolin e një gjykate. Gjatë gjithë debatit, kemi parë që aty është arsyetuar dhe janë diskutuar dokumentacione që ne si kemi paraqitur të ardhura nga një burim tjetër, në bazë të atyre dokumentacione. Keni të bëni me dokumentacione që s’kanë vlerë ligjore. Komisioneri ka kompetencën të bëjë hetim mbi faktet dhe dok e paraqitura. Ne jemi të bindur se PD e Berishës s’duhej të ishte regjistruar për zgjedhjet vendore, duke anashkaluar një dokumentacion të plotë të saktë dhe me legjitimitet nga anëtarësia”, tha ai.

Nuraj u ndal edhe në dokumentet që kanë depozituat grupi i Alibeajt. Nuraj thotë se autorizimi i nënshkruar nga Lulzim Basha nuk ka më vlerë ligjore, pasi një vërtetim e ka vlerën deri në tre muaj. Ndërkohë, për deklaratën solemne ai tha se është kompetencë e kryetarit dhe jo subjektit, për këtë arsye kërkoi që këto dokumente mos të merren në shqyrtim.

“Në bazë të statutit të miratuar në kuvendet e mëparshme, ka qenë e drejtë e kandidatëve që të mund të mblidhnin kuvendin. Mbledhja e 11 dhjetorit është një vendim i ligjshëm që ka ardhur nga ¼ e delegatëve që do ta quajmë vetëmbledhje të kuvendit për të rregulluar ato problematika që ishin shfaqur në PD. Ai kuvend prodhoi organe të reja, mori disa vendime në lidhje me jetën dhe funksionim e partisë, simbolin, vulën, logon dhe ka bërë shkarkimin e Bashës, ky vendim kaloi edhe me referendum nga anëtarësia në lidhje me miratimin e vetëm kësaj pike. Të gjitha këto akte i janë parashtruar gjykatës së Tiranës për të bërë pasqyrimin e regjistrin e partive politike. Pati një vendim nga gjykatat e rrethit gjyqësor në tiranë, është ende në fuqi, pavarësisht se presupozohet për vendime të gjykatës së apelit, por ende s’ka marrë fuqi zbatuese pasi është e drejta e ankimit dhe do ankimohet në gjykatën e lartë për rekurs. S’duhet të pranohen provat e palës tjetër, një autorizim i nënshkruar para një viti nga një kryetar i dorëhequr dhe përcaktonte se ca do ndodhte pas një viti, një vendim i gjykatës që ende s’ka marrë formë të prerë. Një vërtetim e ka vlerën deri në tre muaj, pas tre muajsh në çdo institucion që ta marrim, nuk pranohet nga askush dhe të kthehet mbrapssh. Nuk ka as numër protokolli, mund të kemi edhe elementë të një dokumenti të falsifikuar doja që të s’kualifikohej si provë. Deklarata është një kërkesë e ardhur, si një sugjerim i organizmave q ë kanë 32 vjet që monitorojnë zgjedhjet. Është përgjegjësi individuale, nuk është e drejtë që mund të delegohet”, tha Nuraj.

Ora 12:22
Vendimi i Celibashit, Sefa: Bëri interpretim të gabuar të ligjit për deklaratën solemne, kryetari i partisë nuk firmos asnjë herë personalisht

 

Duke interpretuar vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, përfaqësuesi demokrat në KQZ, Sefa, tha se vendimi i tij ka qenë i gabuar për shkak se thotë e deklaratën solemne duhet të kishte firmosur kryetari personalisht. Sipas juristit kryetari i partisë nuk firmos asnjëherë personalisht.

“Pika dytë ka të bëjë me deklaratë solemne që komisoneri pretendon se është e domosdoshme, detyrës për të bërë regjistrimin. Në përmbajtje të deklaratës dhe formulimit që është miratuar për deklaratën solemne, përcaktohet fare qartë që lëshohet në emër të subjektit, është përgjegjësia që merr përsipër subjekti. Kryetari i firmos si pasojë e detyrës që ai ka si drejtues i partisë, partinë politike mund të përfaqësojë kryetari, mund t’ia lënë kompetencat sekretarit. Sipas interpretimit që bën komisoneri, duhet ta firmosë me patjetër kryetari. Komisioneri i bën një interpretim të gabuar dispozitës. E merr si angazhim personal të kryetarit të partisë. Kryetari i Partisë nuk e firmos si individ personal asnjë dokument”, tha Sefa.

Ai gjithashtu u shpreh se Komisioneri i Zgjedhjeve ka bërë gjykime personale.

"Nuk ka asnjë kompetencë që të shqyrtojë mënyrën se si funksionon së brendshmi Partia Demokratike", tha Sefa ndër të tjera. 

Ora 12:21
Sefa në KAS: Autorizimi i Bashës na jep tagër për kërkesën për regjsitrim në zgjedhje, dokumentacioni i PD i plotë

 

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Alibeajt, Indrit Sefa ka parashtruar para KAS të gjithë argumentet ligjorë, përmes së cilave kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ, për mos regjistrimin e tyre në zgjedhje. Sefa u ndal në autorizimin e lënë nga Basha para se të jepte dorëheqjen për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Sefa tha ky autorizim iu jep atyre tagër që të bëjnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje,

"Në dy pika, pika e parë është që sipas interpretimit të komisionerit, pretendon se nuk është mjaftueshëm i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve. Ngatërron dy lloj e autorizimeve, i posaçëm dhe i përgjithshëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithshëm. I ka të gjitha tagrat. Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrimin e PD-së. Autorizimi i pretenduar si jomjaftueshëm qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës. Ai autorizim vlen për çfarëdolloj date. Autorizimi i jep tagra të përfaqësuesve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrimin e PD pranë KQZ”, tha Sefa.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 16/03/2023 16:43

    E mer elvis cefa e qite prap koken qe je nje ushtar i bindur po mos u merzit se edhe ty do te bohet vetingu ME GJITH ATO ZULLUME QE KE MBI KURRIZ NUK DO TE DALESH PA LAG NGA ATO PISLLIQE ZOTI VONON POR NUK HARRON ke kohe qe i ke futur duret ne bakllava.

    Përgjigju
  • Piku: 16/03/2023 15:54

    KAS i hapi pune tani Alibeajt se skishte ne plan te hynte ne zgjedhje. Se dihet hesapi, Alibeaj qe i ngeli partia ne dore fiton nja 5 bashki, Sala me Meten nja 10, e te tjerat PS.

    Përgjigju
  • Fadili: 16/03/2023 15:26

    Sale shko krasit rrushin ne surel tani

    Përgjigju
  • joni: 16/03/2023 15:06

    Ishalla po e votojne familjaret e vet alibeun dhe lul-vulen

    Përgjigju
    • Xha Rrapua: 16/03/2023 15:29

      Ka plot votues mos ki gajle o Bablok

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë