Politizohet 'Dita e Verës' 
PD-PS shkëmbejnë akuza 

Politizohet 'Dita e Verës' <br />PD-PS shkëmbejnë akuza 
TIRANE -  Festa pagane e Ditës së Verës nuk mund të rrinte pa u politizuar. Parti Demokratike akuzon qeverinë Rama se po shkel vendimin duke urdhëruar  shkollat në Tiranë që të thërrasin nxënësit të mbushin nesër eventet e tij. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Partisë Socialiste. Deputetja Olta Xhaçka e cila i quajti deklaratat e PD-së mjerane.

PD: URDHERON SHKOLLAT
Sipas PD-së Edi Rama po shkel vendimin e qeverisë dhe po nëpërkëmb këtë zakon të bukur të Ditës së Verës, ku nxënësit e kanë pushim prej vitesh dhe po shkel premtimin elektoral se nxënësit e shkollave nuk do përdoreshin politikisht.
 
“Edhe pse ka në fuqi një vendim të tillë, Edi Rama u ka kërkuar shkollave, që tashmë i ka të gjitha nën kontroll partiak, që të mbushin nesër radhët e eventit të tij. Me këtë përpjekje të dëshpëruar, në kohën kur ai vetë dhe qeveria e tij kanë humbur mbështetjen e publikut, kur pakënaqësia dhe protesta kanë zënë vend në gjithë Shqipërinë, Edi Rama kërkon të shfrytëzojë nxënësit e shkollave në Ditën e Verës, për t’u dukur se gëzon mbështetje, ” tha  zëdhënësja e PD-së Vorpsi sot paradite në një prononcim për median.
 
PS: DEKLARATA MJERANE  
“Deklaratat janë realisht të pavend e mjerane. Qytetarët janë ftuar të festojnë bashkarisht ditën e verës.  Nuk ka vendim për të nxjerrë nxënësit në shesh por ftojmë qytetarët të festojnë”- tha deputetja e PS-së Olta Xhaçka në një dalje për shtyp si përgjigje ndaj deklaratës së PD-së.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve