Pollo 'lum' statusesh në Facebook
  në mbrojtje të Agon Channel

Pollo 'lum' statusesh në Facebook<br />  në mbrojtje të Agon Channel
TIRANE - Kryetari i Komisionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo ka hedhur dyshime se sekuestrimi i aksioneve të televizionit “Agon Channel”, lidhet me faktin se ky TV ishte kritik ndaj qeverisë. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Pollo aludon se kritikat e fundit që “Agon Channel” ka bërë në drejtim të qeverisë, aq më tepër në një kohë të nxehtë të fushatës zgjedhore, kanë qenë arsyeja kryesore që ka çuar në sekuestrimin e aksioneve të pronarit të tij.
 
 “Sekuestrohen aksionet e “Agon Channel”, një TV kritik me qeverinë. Në pikun e fushatës zgjedhore! Thjesht rastësi?”,- shkruan kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, në Facebook.

Me tej Pollo ka vijuar edhe me tre statuse te tjere:
 

Sulmi kundër Agon Channel: emisioni investigativ Ça thu?. I vetmi i pavarur; I pari që denoncoi letërnjoftimet fallco

Posted by Genc Pollo on Tuesday, 9 June 2015


 
 

Sulmi kundër Agon Channel: Kundër të vetmit TV qe protestoi për kapjen e AMA-s nga Digitalbi i Qeverisë Rama.

Posted by Genc Pollo on Tuesday, 9 June 2015


 
 

Sulmi >< Agon Channel pasi protestoi kur AMA e kapur nga Digitalbi i dha ilegalisht të gjitha frekuencat e digjitalizimit vetëm Digitalbit

Posted by Genc Pollo on Tuesday, 9 June 2015


Genc Pollo është përkrah dhe nga disa personazhe të tjerë që kanë hedhur statuse në “Facebook” si ish-kryetarja e AMA Endira Bushati dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Përgjithësisht opozita aktuale ka mbrojtur televizionin Agon Channel, ndërkohë që edhe ish-kryetarja e AMA Endira Bushati ka mbajtur qëndrim pasiv ndaj këtij televizioni, duke mos e gjobitur si disa prej televizioneve të tjera që janë gjobitur nga ana e saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit