Pollo: Jo rikandidimit të Bashës
Në Durrës futemi vetëm, pa aleatë

Pollo: Jo rikandidimit të Bashës<br />Në Durrës futemi vetëm, pa aleatë
TIRANE - Janë gjithmonë e më të shumtë ata të cilët po dalin kundër kandidimit të kreut të PD Lulzim Basha për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës.

Së fundmi ka qenë një nga emrat më të njohur të PD, deputeti Genc Pollo i cili ka deklaruar se këtë herë Lulzim Basha nuk duhet të kandidojë për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet lokale.

“Të synojë postin e kryeministrit tani Basha dhe nuk ka më nevojë për degëzime të tjera,”- ka thënë Pollo i ftuar në Vizion Plus.

Bashkia e Durrësit sipas Pollos është një nga bashkitë në të cilat PD nuk do të rrezikojë që të përfaqësohet nga aleatët, çka lë të kuptohet se me shumë mundësi në zgjedhjet e Qershorit për vendoret, forca kryesore e së djathtës do të kandidojë e vetme pa aleatët e saj. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk