Pollo:Ministri gjerman tha broçkulla
por ndërroi mendje kur takoi Bashën

Pollo:Ministri gjerman tha broçkulla<br />por ndërroi mendje kur takoi Bashën
Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo i ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv, ka komentuar situatën politike dhe qëndrimet e opozitës mbi zhvillimet e fundit.
 
I pyetur rreth deklaratës së Ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ku ai u shpreh se PD ka frikë nga Vettingu, Pollo tha se ishte broçkull sepse faktet e kundërshtojnë.
 
“Nuk e dëgjova të ketë thënë këtë gjë. Mund të thoshte gjëra të tjera dhe të dilte i nderuar. Kushdo që do ta thotë këtë, thotë një broçkull, diçka të pavërtetë sepse faktet e kundërshtojnë”, tha Pollo.
 
Megjithatë Pollo u shpreh se deklaratat e diplomatit gjerman u bënë në kuadrin mungesës së informacionit apo keqinformimit pasi sipas tij në bisedën që pati me Bashën është njohur me realitetin dhe ka ndërruar mendje.
 
“Ministri i Jashtëm ishte i keqinformuar ose nuk kishte informacion. Pse ishte ndërhyrje e njëanshme duhet të pyetet ai. Biseda e tij me Bashën ka qenë e frytshme dhe produktive, i ka dhënë një pasqyrë të situatës. Nga ajo bisedë e deri në avion ai ka shkuar me mendje tjetër”,
tha Pollo.

Pollo ka këmbëngulur në idenë e Partisë Demokratike se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën ndërsa tha se mes palëve ka pasur kontakte, por që nuk janë avancuar në thelbin e çështjes.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë