Pollo: Ndjesë! Ne e bëmë n/drejtor
Ndokën, por Rama e bëri deputet

Pollo: Ndjesë! Ne e bëmë n/drejtor<br />Ndokën, por Rama e bëri deputet
TIRANE -Deputeti Genc Pollo në emër të PD ka kërkuar ndjesë publike për emërimin e Arben Ndokës si zv/drejtor i Inspektoratit Ndërtimor Lezhë në kohën kur qeveriste e djathta.

“Më thonë se ky ishte nëndrejtor në Lezhë me PD! Ok, jo deputet ama! Por gabim për shefat (PD) atëherë dhe ndjesë nga unë ”, kështu shkruan Pollo në “Facebook”.
 
Në fakt ky status u mor si ndjesë edhe për Ramën për shkak të ashtagut që lidhte tekstin e statusit me emrin e Ramës dhe Ndokës në “Facebook”.
 
Por ka qenë vetë Pollo, i cili e ka sqaruar këtë situate për mediat. Në një komunikim me gazetarët e “A1 Report”, Pollo tha se “nuk i kërkoj ndjesë Ramës i cili bëri deputet një person të akuzuar nga drejtësia, unë u kërkoj ndjesë qytetarëve në emër të PD që i paska dhënë poste këtij kryebanditi”.
 
Sipas Pollos, PD e ka bërë nëndrejtor të INUK në Lezhë dhe jo deputet siç e bëri e majta.
 
Po kështu edhe në një postim të mëvonshëm në “FB” Pollo sqaron se “Ndjesa ime për gabimet kur përgjegjësia është dhe e imja është e duhur. Më jep forcë t’i them Ramës, malit qe s'bzan, bërë banditin deputet”.

genc pollo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole