Pollo: Ndoka s'ishte i mirë as në
kohën e PD..por e bënë zv/drejto

Pollo: Ndoka s'ishte i mirë as në<br />kohën e PD..por e bënë zv/drejto
TIRANE - Genc Pollo thotë se Partia Demokratike ka bërë gabim me emërimin e Arben Ndokës, tashmë deputet i Partisë Socialiste, si zëvendsdrejtor i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Lezhë, pasi sipas tij, Ndoka “nuk ka qenë njeri i mirë" as në ato vite kur është bërë emërimi gjatë qeverisjes Berisha.

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1 REPORT deputeti i PD-së, ish ministër i inovacionit gjatë mandatit të dytë të qeverisë Berisha, kritikoi nga ana tjetër, heshtjen e kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë çështje.

“Arben Ndoka nuk ka qenë njeri i mirë as atëherë, është gabim i eprorëve të tij të PD që e kanë emëruar me firmën e tyre. Dhe gabime të tilla mund të jenë bërë edhe në Lezhë, edhe në vende të tjera. Është tjetër gjë që persona si ky me firmë të titullarit të partisë të bëhen deputetë”, u shpreh Pollo.

Pollo thotë se “dënimi” i ish-kryeministrit Berisha nga Byroja e Kuvendit për fjalorin ofendues të tij në parlament, i njëjtë me atë të Ndokës për dhunën e përdorur ndaj deputetit Strazimit, është sipas tij, “disbalancë që do të habiste këdo”.

Pollo: Rama të reagojë, t’i thoshte bravo, ose ta qortonte, por të reagojë!
Pollo kërkoi reagimin e kryeministrit Rama për këtë cështje, dhe jo vetëm deklarata se “është kundër dhunës”.

"Kemi një kryeministër që hesht edhe kur deputetët agresorë janë me precedent të rëndë. Rama duhet të prononcohet qartë për incidentin e ndodhur, më shumë se sa të thotë që është kundër dhunës, pasi të gjithë për paqe deklarohen. T’i kishte thënë bravo, ose mund ta kishte qortuar”, u shpreh deputeti demokrat.

Bojkoti i PD? Pollo: Është në dorë të mazhorancës! Anormaliteti i Parlamentit vihet në pah me mospjesmarrje.
I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, se sa do të zgjasë bojkoti i partisë Demokratike, Pollo e kalon “topin” në anën e mazhorancës, duke theksuar se vendimet e mëtejshme politike të të djathtëve do të varen nga qëndimi që do të mbajë shumica.

“Kur kemi një parlament që funksionion me dhunë dhe nuk ndëshkohet, kemi anormalitet dhe duhet vënë në pah. Dhe anormaliteti vihet shumë mirë në pah nga mospjesmarrja. Nuk është dhe aq në dorë të Partisë Demokratike, por në dorë të atyre që kanë pushtetitn dhe administrimin e parlamentit”, tha Pollo. 

Pollo: Ka hipokrizi per reformen territoriale
Pollo tha se “qeveria kërkon që t’i shkojë deri në fund reformës territoriale me arrogancë” 

“Ka edhe hipokrizi për këtë ftesë. Kur asgjë s’garantohet për vendimarrjen e këtyre gjerave madhore është e kotë t’i futemi. Do ishte e mirë të kishim rishikim të puthetit vendor në përgjithësi, por harta duhet parë mbasi analizohen të gjitha aspektet e demografike etj. Edhe debati i komisionit nuk është fokusuar tek thelbësorja, është fokusuar te reduktimi i njësive, e cila është e rëndësishme, por është sekondare”.


Do të merrni pjesë në zgjedhjet vendore?
Pyetja është e parakohshme. Me mirëbesim të arrinim akord për reformen territoriale. Do presim cfarë do bëjë qeveria, e fundit që ka ndodhur për këtë cështje është që konkluzioni i komisionit i ka dërguar materialin qeverisë, të shikojmë cfarë do të ndodhë. Të shikojmë cfarë do të marrë përsipër mazhoranca 


Pjese nga intervista ne 5 Pyetjet nga Babaramo

Le të flasim për reformën në drejtësi, pse PD nuk po mer pjesë? 

Reforma në drejtësi nuk është fjalë boshe. Po të gjykojmë për sisteme unë do pohoja se disa struktura që ngriti Rama kanë arritur një shkallë kalbëzimi që do të tmerronte të gjithë. Degradimi ka rënë menjëherë në tentative për të vjedhur, për të përfituar. Deri tek ajo video e drejtoreshës së Arsimit, që të sjellin frikën. Dalim edhe tek drejtësia, të stamposh drejtësinë me Gaten e Lazaratit nuk është e drejtë. Ka shumë probleme ka individë që nuk e justifikojnë postin, por t’a kthesh në fushatë retorike është gjeja më e keqe e drejtësisë. 

Po për anëtarin e KLD-së Gjin Gjoni dhe pasurinë e tij sipas ILDKP-së?
Rastin e kam dëgjuar me stilin e Gates dhe atë të armikut, është fokusuar vetëm tek personi. Kam degjuar që mbledhja e KLD-së nuk është njësoj si në media. Disa nga akuzat ishin lehtësisht të rrëzueshme. Ka raste të veçanta fryhen dhe aludohet. PD mbështet një reformë në drejtësi në parim, dhe për këtë ka bërë një premtim Lulzim Basha që nuk do të bllokojë asnjë ligj për integrimin europian. Ne nuk do të bëhemi bllokus si Edi Rama për tre ligjet. 

Nuk ishte personazh negativ Gatja?
Nuk e njoh. Lirimi i tij më ka lënë një shije të hidhur, kishte bërë një numër shumë të vogël vitesh burg. Nuk e di nëse ishte ai bosi i vërtet i Lazaratiti, apo bosat e vërtetë u larguan me një marrëveshje me drejtuesit politikë. 

Jeni dakord me Berishën, për terror policor?
Lazarati nuk do kishte ndodhur nëse PD nuk do kishte denoncuar një rrjtje të drogës. Dhe qershia mbi tortë rënia e Riformatos që nxiti një aksion të tillë. Aksioni është përshëndetur edhe nga PD-ja. Ka një mit për Lazaratin. Nuk mund të flasim për mbështetje politike. Unë jam i kënaqur pavarësisht nga marrëveshjet e fshehta përfundoi pa të vrarë. Është mirë që u shkatërrua bima e mbjellë. Lazarati është vetëm një episod, problemi është në gjithë Shqipërinë. Pa një polici efeketive pavarësisht Lazaratit, se kami dhe një rast ku dështoi në mes të Tiranës, nuk mund të arrijmë askund. Reforma e drejtësisë nuk synon transformimin e KLD-së as Shkollën e Magjistraturës. Ky ligj do bëhet për të future njerëz që kanë lidhje më socilistët edhe ata kur të ikin të kenë krahët e ngrohtë. Kjo përpjekje është vetëm për të larguar njerëz. Nëse do të kishim një trajtim se si do të promovohej gjyqësori, për të goditur rastet në harmoni me ligjet, atëherë do bashkëpunonim, kjo është vetëm për të larguar disa njerëz..

Po drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës që ka qënë avokat i Berishës? 
Puna matet me rezultatet, nuk mund të matet me individët. Puna për të hequr herë shefin e AMA-s herë atë të ILKDP-së kjo nuk është punë.

Le të ndalemi tek AMA. Drejtuesja edhe e këtij institucioni ka qënë këshilltare e e Berishës, mund të themi që është institucion i pavarur? 
Institucioni i pavarur nuk mund të gjykohet nga vjen drejtesi.

Të flasim dhe për zgjedhjet në PD. Si po shkon procesi? 
Ka qënë një periudhë e gjatë në të cilën munngesa e strukturave është ndjerë, tani që po mbyllet mund të jemi 100 % më efketivë. Procesi ka qënë demokratik, shpesojmë që kanë dalë në krye njerëz që vërtet e kanë qejf të punojmë. E rëndësishme është që procesi të eci mirë. Basha e ka drejtuar këtë proces, Berisha mendoj që e ka ndjekur, po nuk di të them nëse ka pasur rol organizues.

Redaksia Online
(Gre.M/g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta