Poloni, gati ‘fatura’ që Gjemania duhet të paguaj për dëmet dhe viktimat e Luftës së Dytë Botërore

Poloni, gati ‘fatura’ që  Gjemania duhet të paguaj për dëmet dhe viktimat e Luftës së Dytë Botërore

Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë për “Bild” se “Reparacionet e luftës janë një çështje e përgjegjësisë dhe moralit. Lufta, për të cilën flasim sot ka shkaktuar në Poloni dëme të jashtëzakonshme. Parlamenti polak do të paraqesë për këtë një faturë. Gati 6 milionë qytetarë polakë janë vrarë, qytetet tona u rrënuan, kryeqyteti ynë u shkatërrua tërësisht”.

Shumica e viktimave në Poloni ishin civilë të pafajshëm, të vrarë në bastisje, aksione të ndryshme, në geto dhe kampe përqëndrimi. Gati gjysma e viktimave polake, tre milionë vetë ishin hebrenj, të shuar brutalisht nga ideja e çmendur racore e Hitlerit.

"Do ta gjejmë një zgjidhje"

Nga ekspertizat e kryera me porosinë e ish-presidentit, Lech Kaczynski, sipas Dudas, duket qartë, se këto dëme nuk janë dëmshpërblyer kurrë.

Një komision i parlamentit në Varshavë do të paraqesë shpejt një faturë në raportin përfundimtar.

“Jam i sigurtë, ne do ta gjejmë një zgjidhje", ka thënë Duda për “Bild".

Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit polak kujtoi marrëdhënien e mirë mes Gjermanisë dhe Polonisë, që „është shembull për popujt e kësaj bote.

Sipas presidentit polak, “Gjermania dhe Polonia janë pajtuar, në të gjitha drejtimet."

Steinmeier në Vielun

Të dielën, më 1 shtator në ceremoninë përkujtimore të sulmit të aviacionti ushtarak gjerman kundër qytetit të vogël polak Vielun, merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Sulmi i Gjermanisë naziste kundër Polonisë më 1 shtator 1939 shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës deri në vitin 1945 humbën jetën 80 milionë vetë.

Gjermania e konsideron të mbyllur çështjen e reparacioneve dhe i referohet “Marrëveshjes Dy-plus-Katër", për pasojat në politikën eë jashtme të bashkimit gjerman në vitin 1990.

Por në marrëveshjen mes Republikës Federale Gjermane, RDGJ-së dhe katër ish-fuqive pushtuese, SHBA, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe nuk përmenden shprehimisht reparacionet e luftës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë