VARSHAVË - Moska dhe Varshava shkëmbejnë akuza të forta lidhur me Aushvicin, në ndërkohë që presidenti polak, Bronislaw Komorovski u bën thirrje palëve për të bërë një sforco dhe për të mënjanuar politizimin e ceremonisë me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqëndrimit.
Presidenti polak, Bronislaw Komorowski ndërhyri për këtë çështje në një intervistë televizive dje në mbrëmje dhe u distancua nga deklarata e ministrit të Jashtëm polak, Grzegorz Schetyna, që kishte provokuar irritimin rus.
Schetyna kishte deklaruar se kampi i Aushvicit ishte çliruar më 27 janar 1945 nga ukrinasit, të cilët bënin pjesë në Frontin Ukrainas të Ushtrisë së Kuqe.
Ky front sipas tij kishte çliruar edhe pjesë të Polonisë Jugore.
Deklaratat e ministrit të Jashtëm polak u kritikuan ashpër nga Moska, ku Ministria e Jashtme ruse theksoi se diplomacia polake, në prag të ceremonive përkujtimore, kërkonte të rriste "histerizmin antirus".
Duke mohuar akuzat, Schetyna shtoi se u ishte referuar vetëm fakteve historike.
"Duhet të heqim dorë nga debatet e natyrës historiko-politike me rastin e këtij përvjetori", deklaroi presidenti polak, Komorowski.
"Duhet të kemi respekt për ushtarët rusë që përbënin pjesën më të madhe të Ushtrisë së Kuqe, që mes viteve 1944 dhe 1945 ka operuar edhe në territorin polak", theksoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com