Poloni, përkujtohet 80 vjetori i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, mungojnë Trump dhe Putin (VIDEO)

Është përkujtuar në Poloni 80 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua pa prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump i cili anuloi vizitën në Poloni për shkak të uraganit Dorian që po kërcënon shtetet jugore të kontinentit amerikan dhe pa pjesëmarrjen e homologut të tij rus Vladimir Putin, i pa ftuar nga qeveria e Varshavës.

Në Sheshin Pilsduski, Presidenti gjerman Frank Steinmeier ndërsa mori fjalën përpara monumentit të ushtarit të panjohur, tha se: Unë përkulem para dhimbjes së viktimave dhe kërkoj falje për gabimet historike të Gjermanisë. Ne jemi të vetimit përgjegjës të përjetshëm.

Në emër të forcave aleate që luftuan në Europë kundër nazifashizmit, Zv/presidenti i SHBA Mike Pence tha se "Sot kujtojmë se si tensionet e shekullit të 20 u shndërruan në luftë dhe pushtime dhe si populli i polak I përballoi me heroizëm dhe vetmohim”.

Pavarësisht mungesave, në ceremoninë përkujtimore morën pjesë më shumë se 40 delegacioneve të huaja, përfshi dhe Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, i ftuar në momentin e fundit si një ish-kryeministër polak.

Programi zyrtar, në prani të liderëve ndërkombëtarë, vazhdoi me parakalimin e ‘Rojes së Nderit’ përpara varrit të ushtarit të panjohur dhe me përurimin e kambanës kushtuar "Kujtesës dhe Paralajmërimit", e cila me tingujt e saj do të kujtojë gjithmonë viktimat e luftës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia