Poloni, rrufetë dhe stuhia godasin malet Tatra, pesë viktima midis Polonisë dhe Sllovakisë (VIDEO)

Një stuhi verore shkaktoi katër viktima, përfshirë një vajzë 13-vjeçare, dhe njëqind të plagosur në Poloni.

Zona e goditur nga rrufeja është ajo e Maleve Tatra, pjesa më e lartë e Karpateve, në jug të vendit.

Stuhia shpërtheu në zonën e malit Giewont, 1.895 metra i lartë, qartë i dukshëm nga Zakopane, vendpushimi më i famshëm i turizmit malor në Poloni.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, një seri rrufesh kishin goditur një numër të madh eskursionistësh kur ata gjendeshin në majë të malit.

Shumë prej të lënduarve pësuan djegie të mëdha e lëndime në kokë, dhe u transportuan me helikopter për në spitalin e Zakopane

Kryeministri polak ka shkuar menjëherë në vendngjarje kurse Presidenti I Republikës Andrej Duda i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Si shenjë e zisë, të gjitha koncertet e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar që po zhvillohet në Zakopane janë anuluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin