Poloni - Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Poloni - Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Zbigniew Boniek dhe Lewandowski

Polonia humbi dje 3-1 në transfertë me Republikën Çeke në ndeshjen e parë kualifikuese për grupin E të Euro 2024. Polakët tanimë e kanë nisur keq këtë fushatë, teksa të hënë në 27 mars presin në Varshavë, Shqipërinë. Tanët do kenë një mision jo të pamundur për të dalë me pikë, teksa ekipi i drejtuar nga Sylvinho është vlerësuar nga legjenda e futbollit polak dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit, Zbigniew Boniek.

Nëpërmjet kanaleve të komunikimit ka shpjeguar se për Poloninë vështirësohet gjithçka dhe duhet të tregojë të gjithë vlerat e saj në një ndeshje të vështirë ndaj kuqezinjve.

“Si mund ta marrësh veten nga kjo situatë? Duhet të fitosh (dhe nuk do të jetë e lehtë) të hënën. Duhet pak karakter dhe b*le. Kjo është koha e analizës. Tani “operacioni Shqipëria””, shkruan ai pas disfatës 3-1 të Polonisë ndaj Republikës Çeke.

Duket se përballja e së hënës në 20:45 nuk do jetë e lehtë për vendasit, me Sylvinhon dhe "Shqiponjat" kuqezi që do udhëtojnë në Varshavë me misionin e qartë për mos dalë pa pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur