Polonia dhe vendet baltike planifikojnë tërheqjen nga traktati i minave: Të gatshëm të mbrojmë sigurinë tonë

Polonia dhe vendet baltike planifikojnë tërheqjen nga traktati i minave: Të gatshëm të mbrojmë sigurinë tonë

Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia planifikojnë që të tërhiqen nga Konventa e Otavës që ndalon minat kundër personelit për shkak të kërcënimit ushtarak nga fqinji i tyre, Rusia, raporton Reuters.

Dalja nga traktati i vitit 1997, i cili është ratifikuar ose aderuar nga më shumë se 160 vende, do t'i lejojë Polonisë dhe tre vendeve baltike të fillojnë përsëri grumbullimin dhe përdorimin e minave tokësore.

“Kërcënimet ushtarake ndaj vendeve anëtare të NATO-s në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë janë rritur ndjeshëm. Me këtë vendim ne po dërgojmë një mesazh të qartë: vendet tona janë të përgatitura dhe mund të përdorin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur nevojat tona të sigurisë", thanë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në një deklaratë të përbashkët.

Tërheqja e planifikuar u bë për të lejuar mbrojtjen efektive të kufijve të rajonit, tha në një deklaratë të veçantë ministri lituanez i Mbrojtjes Dovile Sakaliene. Të katër vendet ndajnë kufij me Rusinë. Polonia, Lituania dhe Letonia gjithashtu ndajnë kufijtë me aleatin e Moskës, Bjellorusinë.

Ku njoftim vjen Ukraina dhe Rusia mund të jenë në prag të përfundimit të një armëpushimi 30-ditor dhe mund të shkojnë drejt një fundi më të përhershëm të konfliktit tre-vjeçar.

Polonia dhe vendet baltike janë të shqetësuara se fundi i luftës në Ukrainë mund të bëjë     që Rusia të riarmatoset dhe t'i shënjestrojë ata. Të katër vendet ishin nën dominimin e Moskës gjatë Luftës së Ftohtë.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’