Polonia letër BE-së: Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor

Polonia letër BE-së: Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor

Në letër të siguruar nga DW, të enjetn (06.08) theksohet që BE-ja "duhet të përmbushë premtimin e qartë që ia ka dhënë Ballkanit Perëndimor për integrimet evropiane”. Në letër ftohen vendet anëtare që në takimin e qershorit të marrin vendime të "guximshme” dhe "largpamëse” që do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

"Ne i apelojmë  palëve të interesit në BE-së që të mbajnë dhe të konsolidojnë çastin pozitiv duke çelur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne jemi të përkushtuar që të marrim përgjegjësitë tona dhe të reagojmë pozitivisht ndaj përparimit që është bërë në këto dy vende”.

Letra fton që vendet anëtare të respektojnë rekomandimet e bëra nga Raporti i Progresit duke përfshirë edhe çeljen e negociatave.

Çështja e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është peng i vendimeve nga tri vende anëtare që janë kundër. Aty përfshihen Franca, Holanda dhe Danimarka. Ndërsa, Gjermania nuk po jep shenja të qarta pasi, çështja një herë duhet të diskutohet në Budestag.

Nga vendet kundërshtare më negativja duket Holanda, e cila ka shkuar një hap më tutje duke kërkuar që vendet anëtare të iniciojnë një procedurë për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë. Shteti i Beneluksit ka përmendur krimin e organizuar si shkak për rivendosjen e vizave për shtetasit e Shqipërisë. Holanda gjithashtu është hezituese edhe për proceset e tjera të zgjerimit brenda BE-së duke, kundërshtuar edhe përfshirjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Ndërsa Franca ka theksuar kryesisht numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria. Në Francë vetëm shtetasit afgan kanë kërkuar azil mԹ shumë se shqiptarët në vitin 2018.

Në një koment të vetin Përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini kur është pyetur se cilët do të jenë lobuesit më të mëdhenj për zgjerimin e BE-së, ajo ka thënë se këtë rol do ta marrin fqinjët e këtyre vendeve. Më këtë iniciativë konfirmohet, se Evropa Qendrore dhe Lindore do të jenë lobuesit për Ballkanin.

Letra e përgatitur nga diplomacia polake argumenton çeljen e negociatave duke thënë, se ky proces "do t'u mundësojë këtyre dy vendeve të fokusohen më shumë në reformat e nevojshme përderisa BE-ja do të përfitojë nga një mjet shumë i vlefshëm për të vështruar progresin e tyre”. Gjithashtu, thuhet në letër, se çelja e negociatave "do të jetë një faktor motivimi për tërë rajonin”. "Kështu sigurohet një situatë përfituese për të gjithë”.

Deri tani nuk dihet, se cilat vende kanë pranuar ta nënshkruajnë këtë letër. DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gramoz Ruci: 07/06/2019 02:36

    Polonia dhe Cekia i kane akoma te fresketa putrat e ariut polar prandaj duan qe Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut te mos kene fatin qe paten keyo dy vende ne vitin e larget 1968

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase