TIRANE- Mes Shqipërisë dhe Polonisë do të ketë shkëmbim eksperiencash për sa i përket integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Polonia si një vend që ka kaluar nëpër këtë proces, do t’i japë ndihmë Shqipërisë për të kryer reformat e nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat. Kjo lajm është bërë i ditur nga njoftimi i ministrisë së Integrimit pas takimit që pati dje ministra Klajda Gjosha me ambasadorin e Polonisë në Tiranë, Marek Jeziorski.
“Ministrja Gjosha e falenderoi Ambasadorin për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për Integrimin në Bashkimin Evropian si dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe. Ministrja vlerësoi se shkëmbimi i eksperiencës mes dy vendeve do të jetë inkurajues për Shqipërinë, kjo dhe për faktin se Polonia ka kaluar nëpër të njëjtin proces”, shkruhet në deklaratën e ardhur nga ministria e Integrimit. Nga ana tjetër, Ambasadori Jeziorski, e uroi Ministren Gjosha për detyrën e re, si dhe per suksese të mëtejshme të Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian. Në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve, Ambasadori e informoi Ministren Gjosha lidhur me vizitën e ardhshme të Zv/Ministrit të Jashtëm të Polonisë në muajin nëntor në Tiranë.
Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com