Pompei, "qyteti misterioz" i cili për pak sa nuk u fshi nga harta e Italisë si pasojë e shpërthimit të vullkanit Vezuv, paraqet një interes me vendet historike dhe bukuritë natyrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Pompei ndodhet 25 kilometra larg qytetit Napoli në jug të Italisë ishte i njohur si "qyteti i argëtimit, mirëqenie dhe paqes".
Qyteti u shndërrua në një varrezë pasi një numër i madh personash humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Vezuv 2 mijë vjet më parë.
Qyteti historik i njohur edhe me historinë misterioze të njerëzve që mbetën të vdekur nga ndikimi i llavës, u zbulua nga një fshatar italian në shekullin e 17-të i cili zbuloi mbetjet duke hapur një gropë.
Ndërsa një pjesë e qytetit u gjet nga arkitekti Bomenico Fontana i cili shkoi në rajon për të hapur një kanal. Gërmimet në Pompei filluan në vitin 1709 në Herculaneum. Ndërsa në vitin 1860 drejtim gërmimeve iu dha arkeologut italian Fioreki. Pas një kohe të gjatë punimesh dhe gërmimeve u zbuluan 7 dyert e qytetit dhe muret, bulevardi kryesorë, shtëpitë dhe një numër i madh i vendeve historike.
- Një nga vendet e rëndësishme turistike-
Në Pompei i cili mahnit me bukuritë natyrore dhe ishullin Capri që ndodhet përballë, pas gërmimeve për një periudhë të gjatë u zbuluan dhe shumë detaje e informacione të tjera në lidhje me qytetin, si informacione në lidhje me jetesën e perandorisë Romake në qytet, personat që humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit të cilët janë gjetur të ngurtësuar ashtu siç kanë humbur jetën.
Popmei është i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s dhe në ditët e sotme ai është një ndër qendrat më të njohur të turizmit në Itali.
- Rrugëtimi nga Roma 3 orë-
Pompei tërheq vëmendjen gjithashtu me ndërtesat e teatrit, sheshin e gladiatorëve, hamamet dhe tempujt që ndodhen në sheshin Forum. Ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth këtij qyteti për jetën e perandorisë Romake mund të mbërrijnë për vetëm 3 orë me tren nga Roma, ku gjatë udhëtimit mund të vërehet edhe vullkani Vezuv.
Qyteti që tërheq vëmendjen e turistëve që dëshirojnë të kryejnë “udhëtim” në histori para 2 mijë viteve, gjithashtu është i njohur edhe për picat, limonët dhe portokallet.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com