Poni: Kemi 3.2 milionë zgjedhës
po verifikojmë 3.431 dublime

TIRANË - Zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni ka deklaruar sot se gjendjet civile kanë punuar shumë mirë me hartimin e listave të zgjedhësve, veçanrisht me pastrimin e dublimeve.

"Ekstrakti i listës së zgjedhësve, i  datës 3 mars 2012, është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore për printim",- tha Poni.-"Ekstrakti i listës përmban 3,285,964 zgjedhës; 3,264,416 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5,485 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore; 21,548 zgjedhës nuk janë përfshirë në listat e zgjedhësve, për shkak të kritereve të ligjit mbi numrin e zgjedhësve që duhet të ketë një qendër votimi. Me bashkimin apo ndarjen e qendrave të votimit, që janë jashtë kriterit numerik, procedurë që kryhet nga kryetarët e bashkive apo komunave, do të bëhet shumë shpejt dhe përfshirja e këtyre zgjedhësve të mbetur jashtë liste".

Përsa i përket pastrimit të dublimeve, Zv.ministri tha se "në datën 12 dhjetor 2012 janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Mbi këtë listë, deri në datë 1 mars 2013, janë kryer veprimet e mëposhtme: për 1627 persona kemi informacion nga zyrat e gjendjes civile që nuk janë dublime; janë pastruar apo bllokuar si dublime 1922 rekorde të dyshuara. Kanë aplikuar për letërnjoftim ndërkohë, pra nga data 12 dhjetor 2012, 694 persona. Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 mars, rezultojnë akoma 3 431 rekorde të personave të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma në proces verifikimi. Vëmendja e shërbimit është përqendruar që në bashkëpunim me kryetarët, të respektohet absolutisht dhe rigorozisht ligji përsa i përket numrit të lejuar të zgjedhësve për qendër votimi".

"Zyrat e gjendjes civile po punojnë gjithashtu edhe për minimizimin e personave me adresë të pasaktë zgjedhore; qendër votimi ndryshe nga familja; adresë e pacaktuar e shtëpisë brenda qendrës së votimit etj", - përfundoi Poni.


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A