Poni vazhdon "të pastrojë" listat:
"Në maj do të jenë siç duhet"

TIRANË – Lista përfundimtare e zgjedhësve që do të dalë në muajin maj do të jetë brenda të gjithë paramtetrave që kërkon ligji. Kështu ka garantuar sot, zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni.

Gjatë një konference shtypi, ai u kërkoi disa përfaqësuesve vendorë që të respektojnë afatet ligjore për përmbylljen e këtij procesi administrativ duke bërë ndryshimet e duhura në lista.

Në përgjigjet për gazetarët Poni hodhi poshtë çdo insinuatë rreth këtij procesi dhe vuri në dukje se lista përfundimtare që do të dalë në muajin maj do të jetë brenda të gjitha parametrave që kërkon ligji.

Ekstrakti i listës së zgjedhësve i datës 3 prill 2012 është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore i gatshëm për printim. Ekstrakti i listës përmban 3,279,289 zgjedhës.

3 265 073 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5 483 qendrave të votimit në çdo njësi te qeverisjes vendore ndërsa 14 216 zgjedhës nuk janë përfshirë në listat e zgjedhësve për shkak të kritereve të ligjit mbi numrin e zgjedhësve që duhet të ketë një qendër votimi.

Me bashkimin apo ndarjen e qendrave të votimit që janë jashtë kriterit numerik, procedurë që kryhet nga kryetarët e bashkive apo komunave do të bëhet shumë shpejt dhe përfshirja e këtyre zgjedhësve të mbetur jashtë liste.

Përsa i përket pastrimit të dublimeve, në datën 12 dhjetor 2012 janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7 674 regjistrime të dyshuara si të dubluara.

Mbi këtë listë, deri në datën 1 prill, janë kryer operacionet e mëposhtme:

Për 1821 persona ka informacion nga Zyrat e gjendjes civile që nuk janë dublime; janë pastruar apo bllokuar si dublime 2053 rekorde të dyshuara; kanë aplikuar për letërnjoftim që nga data 12 dhjetor 2012, 852 persona

Pas gjenerimit të listës në 3 prill, rezultojnë akoma 2 948 të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma në proces verifikimi.

Numri personave me pjesë të adresës zgjedhore të paidentifikuar në listën e datës 3 prill është 405 779 nga rreth 545 000 në janar.

Numri i 100 vjeçarëve të papërfshirë në lista është 860 nga 1130 që ishin në ekstraktin e datës 3 janar .

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim

Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim