TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni zyrtare në selisë e qeverisë, homologun e tij nga Rumania, Viktor Ponta. Kryeministri rumun e ka nisur vizitën e tij në selinë e qeverisë në pritjen me rojet e nderit që i ka bërë kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Rumanisë, Viktor Ponta zhvilluan një konferencë të përbashkët për median. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Rumania ka një eksperiencë pozitive në luftën ndaj krimit të organizuar dhe vendi ynë e mirëpret ndihmën në këtë fushë.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij kryeministri Viktor Ponta është shprehur se, Rumania mbështet Shqipërinë për të marrë statusin e BE-së në muajin qershor. “Qeveria rumune mbështet që në qershor Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Në mënyrë konstante pozicioni ynë ka qenë mbështetës për integrimin e vendeve të rajonit”, tha Ponta. 

RAMA: RUMANIA KA EKSPERIENCE TE MIRE NE LUFTEN NDAJ KRIMIT TE ORGANIZUAR

edi rama
(Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me homologun rumun, Viktor Ponta) Foto të tjera

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, “jo vetëm për atë që përfaqëson Viktor Ponta por atë përfaqëson kryeministri i Rumanisë, jemi të lumtur ta kemi mes nesh, të një vendi që na bashkon historia, si dhe një vend që ka një pozicion strategjik.
 
“Rumania është një vend mik, na lidh kultura, historia, dhe janë të shumtë emrat që dëshmojnë këtë lidhje. Nga ana tjetër jo më pak rëndësi është lidhja që ka garantuar me vite studentët që shkojnë e vijnë që në vitet ’30 edhe në delegacionin kishim 2 të tillë”, tha Rama.
 
Sipas kryeministri Rama, është “folur me kryeministrin në bashkëpunim në të gjitha planet. Forumi ekonomik është një hap pozitiv që kërkon shtysë të dyanshme për të rritur shifra e bashkëpunimit ekonomik. Rumania është një pikë referimi si një vend anëtar i BE-së prej të cili kemi shumë për të mësuar në rrugën drejt integrimit evropian, dhe Ponta na ka ofruar që të bëhemi pjesë e eksperiencës duke bërë një shkëmbim ekspertësh”.
 
“Një nga çelësat e suksesit ekonomik të Pontës është zhbllokimi i shumë fondeve ë lidhura me BE. Dhe pa dyshim që eksperienca rumune dhe ekspertiza rumune në këtë drejtim do të na mundësojë që të përfitojmë në rrugën drejt integrimit”, tha gjatë konferencës kryeministri.
 
“Një tjetër sukses në Rumani është lufta ndaj krimit të organizuar, dhe jemi të kënaqur që na ofrohet një ndihmë e drejtpërdrejtë, në rritjen e kapitalit human në luftën tonë ndaj krimit. I shpreh mirënjohjen në mbështetjen që qeveria rumune na ka dhënë në të gjitha drejtimet. Po ashtu edhe si aleatë të familjes evropiane socialiste”, theksoi gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama.

PONTA: KOSOVA ESHTE NJE ÇESHTJE QE SJELL REAGIME NE RUMANI

viktor punta
(Në foto: Kryeministri rumun, Viktor Ponta gjatë konferencës me Edi Ramën) Foto të tjera

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij kryeministri Viktor Ponta është shprehur se, Rumania mbështet Shqipërinë për të marrë statusin e BE-së në muajin qershor. “Qeveria rumune mbështet që në qershor Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Në mënyrë konstante pozicioni ynë ka qenë mbështetës për integrimin e vendeve të rajonit”, tha Ponta.
 
Sipas tij, “Rumania beson se Shqipëria me një statut shumë të qartë, mund dhe duhet të bëhet pjesë e BE. Për të prekur sa më shpejt këtë diskutova me kryeministrin Rama si Rumania mund ta ndihmojë Shqipërinë”.
 
“Ka 2 mënyra, në thithjen e fondeve europiane. Duam t’i ndihmojmë miqtë shqiptarë të mos bëjnë gabimet që ne bëmë në 5 vitet e para, dhe të arrijnë në vend të parë për thithjen e fondeve evropiane siç bëri Rumania në 2013. Fusha e dytë, është një fushë institucionet e Rumanisë patën sukses të madh, lufta ndaj krimit të organizuar”, ka theksuar në fjalën e tij kryeministri rumun.
 
Sipas Pontës, “këtu të gjitha njohuritë tona, janë në dispozicion të miqve shqiptarë, sepse lufta ndaj krimit të organizuar është një objektiv i të gjitha vendeve evropiane. Pra në këto 2 fusha qeveria rumune do japë ndihmë konkrete Shqipërisë”.
 
“Sot gjatë drekës u bë një forum ekonomik rumuno-shqiptar. Besoj se ka një potencial ekonomik që nuk e kemi përdorur deri tani. Diskutova edhe për çështjen e Kosovës. Kosova është një subjekt që lind polemika në Rumani. Unë mund të flas në emër të qeverisë, se në të gjitha rastet qeveria rumune ka mbështetur iniciativat e qeverisë së Kosovës. Integrimi i Kosovës dhe Serbisë në BE është zgjidhja më e mirë për rajonin”, tha gjatë fjalës së tij kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta.

Ndërkaq të pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin për një paralelizëm mes Kosovës dhe Krimesë, të dy kryeministrat u shprehën se një paralelizëm i tillë është i gabuar, dhe se dënojnë ndërhyrjen ruse në territorin e Ukrainës.

Kryeministri rumun, Viktor Ponta gjatë vizitës së tij në Shqipëri do të zhvillojë edhe një takim me presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Redaksia online
(ec/ac/shqiptarja.com)