PRISHTINE - Rumania do të vazhdojë të mbështesë misionin e KFOR-it dhe dialogun politik Prishtinë-Beograd. Keshtu deklaroi kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, në takimin me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Françesko Paolo Figliuolo, ben te ditur KosovaPress.
Ponta u takua me komandantin e KFOR-it i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Mircea Dusa, në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it/NATO-s në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, ata biseduan për situatën e përgjithshme të komuniteteve në Kosovë dhe u pajtuan që roli i KFOR-it, si reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare, është shumë i rëndësishëm, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
"Ponta konfirmoi se Rumania do të vazhdojë të mbështesë misionin e KFOR-it dhe dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", thuhet në njoftim. Më tej theksohet se takimet e kësaj natyre që Komandanti i KFOR-it zhvillon me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, simbolizojnë faktorin kryesor të suksesit për të arritur një qasje sa më gjithëpërfshirëse të ndërlidhur me normalizimin e shoqërisë përmes dialogut dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.
Aktualisht, pjesëmarrja e Rumanisë përbëhet nga oficerë të lartë që shërbejnë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë dhe një njësie në Grupin Luftues Shumëkombësh në Lindje, në Ferizaj. /ATSH/
/Shqiptarja.com