Popeyes® vjen në Shqipëri

Popeyes® vjen në Shqipëri

Sot, marka Popeyes® dhe Global Foods LLC, pjesë e Balkan Foods - përfaqësues i brendit Burger King® Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, dhe Bullgari njoftojnë arritjen e një marrëveshjeje për të zhvilluar markën Popeyes® në Shqipëri këtë vit, për të vazhduar në Kosovë, Mal të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinë në vitet në vazhdim.

E themeluar në New Orleans në vitin 1972, Popeyes® ka më shumë se 50 vjet histori dhe traditë kulinare duke përfshirë profilet e shijes Cajun dhe Creole. Popeyes® dallohet me një menu unike të stilit të New Orleans-it, të zhvilluar nga një ekip i brendshëm i kuzhinierëve të trajnuar profesionalisht.

Pula e famshme Popeyes® është e përgatitur e freskët, e marinuar për të paktën 12 orë duke përdorur erëza të veçanta dhe e gatuar ngadalë deri në përsosmëri. Adhuruesit e pulës shumë shpejt do ta kenë rastin të provojnë produkte të menusë me famë botërore, përfshirë këtu produktin kyç Chicken Sandwich, i cili është shpallur si produkti më i suksesshëm kur është prezantuar në 2019 në SHBA.

Ne jemi entuziastë që po sjellim pulën ikonike të Luizianës Popeyes® për klientët në Shqipëri. Jemi të bindur që Global Foods LLC, pjesë e Balkan Foods, zhvilluesi ynë ekskluziv afatgjatë, do të zhvillojë dhe operojë me sukses markën në këto vende,” tha Thiago Santelmo, president i International, Restaurant Brands International, kompania mëmë e markës Popeyes®. “Ne jemi krenarë që shohim Popeyes® duke vazhduar të zgjerohet në Evropë dhe në mbarë botën, me synimin për t’u bërë brendi më i dashur i produkteve të pulës në botë.”

“Jemi shumë krenarë për të udhëhequr lansimin e Popeyes® në Shqipëri. Është një markë ikonë e tregut të pulës dhe jemi plotësisht të përkushtuar për suksesin e saj në Shqipëri dhe më gjerë” - tha Shkumbin Muçolli, drejtor ekzekutiv i Balkan Foods. “Kompania jonë shkëlqen në menaxhimin e brendeve të njohura, kështu që ne kemi një mundësi të shkëlqyer biznesi përpara nesh, e cila do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe do të diversifikojë tregun e shërbimit të shpejtë në Ballkan”. Ai inkurajoi të gjithë të interesuarit, që në ditët në vijim të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij brendi të njohur, ku si vlerë të veçantë theksoi mundësitë e zhvillimit profesional.

Kompania Global Foods, pjesë e Balkan Foods, është e përkushtuar t'u ofrojë klientëve një përvojë të shkëlqyer dixhitale, duke përdorur personalizimin dhe kanalet më të fundit të shërbimit në mënyrë që klientët të përjetojnë shërbimin ikonik mikpritës, që është karakteristikë e brendit. Popeyes® është një nga markat më të mëdha në botë të restoranteve të shërbimit të shpejtë të pulave me mbi 4,300 restorante në mbi 35 vende të botës. Kjo marrëveshje shënon një vazhdimësi të planit të zgjerimit të Popeyes® në Evropë, me restorantet Popeyes® tashmë të pranishme në Spanjë, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar, Rumani, Francë dhe së fundmi në Poloni dhe Republikën Çeke.

Rreth Popeyes®

E themeluar në New Orleans, Luiziana SHBA në vitin 1972, Popeyes® ka më shumë se 50 vjet histori dhe traditë të kuzhinës. Pasioni i zinxhirit për trashëgiminë e tij në Luiziana dhe ushqimin autentik me shije Cajun, ka lejuar që Popeyes® të bëhet një nga restorantet më të mëdha në botë të shërbimit të shpejtë të pulave me mbi 4,300 restorante në SHBA dhe në mbarë botën. Popeyes® është një degë e Restaurant

Brands International Inc., një nga kompanitë më të mëdha në botë të restoranteve të shërbimit të shpejtë me mbi 40 miliardë dollarë shitje vjetore në të gjithë sistemin dhe mbi 30,000 restorante në më shumë se 100 vende. RBI zotëron katër nga markat më të spikatura dhe ikonike të restoranteve të shërbimit të shpejtë në botë - BURGER KING®, TIM HORTONS®, POPEYES® dhe FIREHOUSE SUBS®.

 

 

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasjet në Kuvend, a jeni dakord me mënyrën se si po proteston opozita?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e liderit të Hamas/ Netanyahu: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar

Vrasja e liderit të Hamas/ Netanyahu: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar