Popoviç në shkurt të vitit 1945:
Kosova t'i bashkohet Serbisë 

Popoviç në shkurt të vitit 1945:<br />Kosova t'i bashkohet Serbisë 
TIRANE- Në pjesën e parë të librit të saj “Jeta ime me Enverin” , në kapitullin “Qëndrimi i Enver Hoxhës ndaj çështjes së Kosovës” , Nexhmije Hoxha e vazhdon rrë􀂿 min e takimit të të shoqit me funksionarin e lartë të Jugosllavisë dhe të Kosovës , Rexhep Durakun , me këto fjalë: “Tani nuk jam në gjendje të riprodhoj gjithçka dhe si u bisedua...Esenca e përgjigjes së tij qe kjo: “Nuk e di sa e arsyeshme dhe e dobishme do të ishte që të kishte dy republika shqiptare , një këtej ku􀂿 rit dhe një andej.

Nëse këtë do ta pranonte udhëheqja jugosllave , cili do të ishte , sipas mendimit të shokëve kosovarë , arsyeja e këtij pranimi? Unë mendoj - i tha Enveri – se është e vështirë që udhëheqja jugosllave , veçanërisht serbomëdhenjtë , ta pranojnë një gjë të tillë pa paramendim. Pastaj , edhe ata e dinë se nuk mund të sillen më me Shqipërinë si në vitet 1945 , ‘46 e ‘47 , prandaj , unë mendoj , se nga kjo kërkesë nuk del gjë , të paktën tani për tani.

U thuaj , pra , vëllezërve tanë , ata ta pleqërojnë mirë dhe të vendosin vetë”. Sipas Nexhmije Hoxhës kjo pikëpamje e Enverit “nuk e di si u prit në Kosovë , si u diskutua , por në atë kohë kjo çështje u mbyll me kaq , për t’u ngritur përsëri vite më vonë”.

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda