“Ata ta bëjnë gjëmën. Mos të shtinë në dorë. Jo po kur të qajnë, të qajnë me lot!”. Dikur pushteti i shtatë, më vonë i katërti, në disa raste pushteti i parë. Fuqia absolute. Në sistemet totalitare, janë cilësuar punëtorë shoqëroro-politikë, më vonë njerëz të pavarur ose pjesë e opinionit publik, ose e shoqërisë civile...Ata kanë fituar ose kanë humbur luftëra.
Në luftërat e fundit në Ballkan, duke e përfshirë edhe këtë të Kosovës, i kanë fituar ato, përpara se vendet të çliroheshin me avionë dhe me bomba. I kanë pasur një mijë emra dhe një mijë cilësime, por gjithmonë e kanë kryer të njëjtën punë. Kanë punuar për interesin publik, ose për interesin e grupeve të interesit, duke e përfshirë edhe veten brenda. Këta janë gazetarët, roli i të cilëve gjithmonë qe i fuqishëm dhe kontrovers në të njëjtën kohë.
Prandaj njerëzit e këtij zanati i kanë mbërritur majat e fuqisë, edhe duke shkëlqyer edhe duke u shndërruar në vegla. Jo pak prej tyre kanë hyrë në analet e luftës për lirinë e fjalës, ndërkohë që të tjerë janë bërë pjesë e propagandës që ka shkelur liritë dhe jetën e të tjerëve.
Në një shkrim për një vend të Ballkanit, të një gazete prestigjioze shkruante se ka një vend “Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që iu urdhërohet dhe ku sekretet shtetërore janë publike. Aty ku historia përsëritet çdo ditë...” A është e mundur që historia të përsëritet përditë edhe këtu ku jemi ne!. A është e mundur që numri i gazetarëve që dikur shkruanin për partinë dhe për liderin, të jetë po aq në mos edhe më i madh, që sot shkruajnë për një tjetër parti dhe për disa të tjerë liderë!
"Demokracia ka të bëjë me dhënien e të drejtave të shprehjes së lirë atyre me të cilët njeriu është thellësisht kundër…" do të shkruante Salam Ruzhdie në Joseph Antonin e tij. Ka ndodhur që gazetarët të protestojnë, të demonstrojnë, të ngritën e të zbresin nga ku ishin dikur. Ka ndodhur dhe që gazetarët të bëhen objektiv i një plumbi, dhe çdoherë në këto raste është thënë “sa e padrejtë”! Nuk ka pasur në Kosovë, një rast që një, dy, tre, katër apo pesë gazetarë të vriten, por sa herë ata janë vrarë prapa asaj që kanë publikuar. Nëse vendet e izoluara, ato të krizave e të trazirave të mëdha, kanë një ndërmjetës të tyre, nuk është tjetër kush pos gazetarëve. Të tjera kohë janë sot, të tjera luftëra dhe revoltë tjetër është. Por shumëkush mund të besojë se pas një cope letre a një minute zëri, rri një shkrues e një folës i qetë.
Gazetarët shqiptarë mund të mos jenë objektiv i një plumbi, por janë objektiv i një tjetër sulmi, i një tjetër vrasjeje të qindra njerëzve dhe strukturave, të cilëve mund të mos u ketë pëlqyer ajo që është thënë. Ndonëse nuk ka një "fatwa" si dokument të nënshkruar a të vulosur, njerëzit e këtij zanati bëhen objektiv i tyrlifarë shkruesish e i tyrlifarë komentuesish. Ndonjëherë me pa të drejtë, por jo rrallë me plot arsye e shkas, sepse është shtuar numri i njerëzve të këtij zanati, të cilët kujtojnë se kanë një “autorizim” për të vrarë në emër të tij.
Po thonë se hapësira mediale në Kosovë nuk ishte asnjëherë më e kontaminuar se sa sot, që gazetarët asnjëherë nuk ishin në numër më të madh se sot, por që jo pak prej tyre e bëjnë “punën e dreqit”. Po ashtu se mediet elektronike dhe gazetat nuk ishin kurrë më të pozicionuara “pro” grupeve të caktuara politike e të interesit! Janë tmerrësisht të rralla mediumet që sot jetojnë me punën e tyre, ndërkohë që shumë prej tyre janë shndërruar në dorë të pushtetit, ose të grupeve të biznesit. Në një situatë të tillë, është vështirë e imagjinueshme që edhe vetë gazetarët dhe mediat të mos shndërrohen në objekt të debatit publik.
Kjo ka bërë që të krijohet ajo që sot cilësohet hapësirë alternative, ose rrjete sociale, ose portale, ose “tellalli i popullit”, ku njerëz fare të rëndomtë e nxjerrin të vërtetën e tyre, gjykimin e tyre, urrejtjen dhe kulturën...,me një fjalë, ku e nxjerrin “fytyrën e tyre”! Dikush dikur pati thënë se kjo është hapësira e pacenuar publike, është pjesa e pakontrolluar ose e pacenzurë, ndërkohë që sa prej vetë gazetarëve, rrjetet sociale dhe shumë nga portalet i patën cilësuar “nevojtore publike”.
E pabesueshme që sot në kohën e lirisë absolute publike, vende të vogla si këto të Ballkanit, janë ndërmjet një gazetarie, kryesisht “klienteliste” dhe informimit “alternativ” të popullit gazetar të rrjeteve sociale. Gjithmonë dhe derisa të jetë kështu, hapësira mediale e këtyre vendeve është e kontaminuar dhe me rrezik të madh infektimi!
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com