Prokuroria: Dalja e përgjimeve pengon hetimin. Në dosjen 339 të gjithë forcat politike të përfshira në Durrës dhe Lezhë

Të gjitha forcat politike janë të përfshira në shit-blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 - thotë Prokuroria për Krime të Rënda duke ju referuar hetimeve të kryera në kuadër të dosjes penale numër 339. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë hetimit për “Korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje” janë konstatuar "të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësuesve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e  Durrësit dhe të Lezhës".

Reagimi i plote i Prokurorisë për Krime të Rënda

Prokuroria prane Gjykates Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane, pasi u njoh me përmbajtjen e të dhënave të nxjerra në disa media të ndryshme sot më datë 5 Qershor 2019 për nxjerrjen e disa përgjimeve telefonike në procedimin penal nr.339/2016, njofton se:

Më datë 26.10.2018 në kuadër të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 të regjistruar për veprat penale të “ Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të Narkotikëve” “ Grupit të strukturuar kriminal” si dhe “ Kryerjes së veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimal”, ka regjistruar dhe hetimin për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/3 i Kodit Penal.

Ky hetim është regjistruar pasi në disa media janë publikuar të dhëna sekrete që dëmtojnë rëndë hetimin e procedimit penal. Më datë 01.02.2019 nga ana e Drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, është vendosur që ky hetim të kryhet nga grup hetimorë i përbërë nga tre prokurorë, duke i shtuar grupit hetimorë ekzistues dhe një prokuror dhe një oficer tjetër të policisë gjyqësore të Prokurorisë, për rritjen e efikasitetit të hetimit.

Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake. Në kuadër të këtij hetimi ju njoftojmë se po hetohen 74 persona me masa sigurimi të ndryshme, për vepra penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” “Trafikim i narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

 Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për vepra të tjera penale si “Korrupsioni aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë, ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal.

 Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për veprat penale “Korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje” parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal, pasi gjatë hetimit të procedimit penal janë konstatuar të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësueve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend ne zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e  Durrësit dhe të Lezhës.

Ju bëjmë me dije se për ushtrimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal për shkak të kompleksitetit të tij, janë ngarkuar 3 prokurorë dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore të cilët po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore në dinamikë.

Faktet e publikuara ditën e sotme në mediat dëmtojnë rëndë vijimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal aq më tëpër kur hetimet nga ana jonë janë intensifikuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke u ndodhur përpara një rasti të paprecedentë, të përsëritur të shkeljes së rëndë të ligjit njofton se po kryen me intesitet hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilindo prokuror, oficer policie gjyqësore apo subjekte të tjera që kanë abuzuar rëndë me detyrën duke bërë publikimin e akteve përpara se të kryenin detyrën e tyre. Në vlerësimin tonë kjo është bërë me qëllim pengimin e hetimit, paragjykimin e tij si dhe komplikimin e mëtejshmë të hetimeve në këtë procedim penal.

Aktualisht njoftojmë opinionin e gjerë se Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, është drejt zbardhjes së plotë të të gjitha fakteve penale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të çdo vepre penale që do të konkludohet nga ana e prokurorëve se është kryer në kuadër të këtij procedimi penal ashtu sikurse nuk ka hezituar të godasë dhe subjekte të tjera të përfshirë në krimin e organizuar në kuadër të procedimeve të tjera penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 06/06/2019 12:14

    Prokuroria nuk flet me komunikata shypi por me procedime penale qe duhet te jene te sukseshme ne Gjykate. Beni punen tuaj kushdo qofte i implikuar dhe lerini perrallat

    Përgjigju
  • USA.: 06/06/2019 04:46

    REFORMA NE DREJTESI URRRAAAA.Jo nga Europa por ju Jeni ne rrugen e baballareve dhe shokeve te byrose te Gramozit .Fytyra e tij tregon realitetin ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Niku: 06/06/2019 04:18

    "Te gjitha forcat politike janë të përfshira në shit-blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 - thotë Prokuroria për Krime të Rënda duke ju referuar hetimeve të kryera në kuadër të dosjes penale numër 339" Natyrishem ind pyetja: Kur u konstatua kjo gje mbasi dolen pergjimett te publikuara nga Bildi qe thonin 10 me 0 do e cojme rezultatin qe te cuditej edhe ai larte?! Po te qe se ishin te perfshire te gjitha partite, atehere ne Qarkun Durres do kishin ndare deputetet nga nje per secilen parti. Zoterinj Socialiste (specialiste) e keni te kote kesaj radhe, Behuni gati te hapni krahun se perfundimisht Rilindja vdiq!

    Përgjigju
  • Artemisa: 06/06/2019 00:10

    Kjo qe beni ju si gazete duke i futur te gjitha partite ne nje thes dhe duke thene se jane te gjitha ne faj , per t'a bere sa me te vogel gjemen e Rilindjes se Rames, eshte sa levizje e deshperuar aq edhe e turpshme dhe e ndyre.

    Përgjigju
  • Klodi: 05/06/2019 23:38

    Mire tua bejne se e meritoni, kur nuk publikoni gjerat sic jane po i shtremberoni. Kete e fshefni edhe kur ne menyre te padrejte u kerkohet mbyllja e gojes nga prokuroria, pa asnje vendim gjykate. Respekte per jo punen e bere deri me sot

    Përgjigju
  • Umi: 05/06/2019 18:46

    Tani dy hetime ne loje per zbulimin e sekretit: Nga e Tiranes dhe Krimet e renda. Sikur nuk shkon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë