Sipas studiuesve, përdoruesit e internetit që shikojnë pornografi kanë të njëjtën varësi ndaj kësaj të fundit njësoj si dhe ata persona që janë të varur ndaj pijeve alkoolike dhe drograve.
Studimi i bërë nga Universiteti i Cambridge zbuloi se zona e trurit, e cila është e përfshirë në përpunimin, motivimin dhe kënaqësinë është e njëjta pjesë e trurit që është aktive apo krijon varësi dhe ndaj drograve.
Një sondazh arriti në përfundimin se për adoleshentët e moshës 13 vjeç të shikosh pornografi është diçka normale. Studiuesit kanë paralajmëruar se adoleshentët që janë të prirur të shikojnë pornografi kanë më shumë gjasa që t'i trajtojnë femrat si objekte seksi.
Një studiues u shpreh se "të shikosh pornografi është njësoj si të lësh heroinë rreth shtëpisë dhe të lejosh fëmijët që ta marrin".
Po njësoj kanë argumentuar edhe disa mjekë, sipas të cilëve përdoruesit e pornografisë kanë të njëjtat tipare me të alkoolizuarit dhe narkomanët.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com