Pornostarja: Trump më kërcënoi me jetë e më pagoi para zgjedhjeve

Pornostarja: Trump më kërcënoi me jetë e më pagoi para zgjedhjeve

Në foto presidenti Trump dhe pornostarja Daniels

Në intervistën e saj të parë televizive pasi bëri të ditur lidhjen me presidentin aktual të SHBA, Donald Trump vite më parë, aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels u shpreh se është kërcënuar që të heshtte për këtë çështje. 

Duke rrezikuar një "gjobë" 1 milion dollarëshe për shkeljen e një marrëveshje 130 mijë dollarësh të cilat i janë paguar asaj nga avokati i Trump, Michael Cohen përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, pornostarja detajoi se ka pasur raporte seksuale me manjatin. 

Sipas saj, në një moment Trump e kishte krahasuar atë me vajzën e tij, Ivanka. “Ju më kujtoni vajzën time. Ti je e zgjuar dhe e bukur, je një grua që duhesh marrë në konsideratë, duhet të mbështetem te ti, dhe më pëlqen. Më pëlqen", ka thënë Daniels duke sjellë në vëmendje fjalët e Trump.

Në intervistën "60 minuta" me gazetarin Andreson Cooper, Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, rrëfen edhe momentin kur Trump i kishte treguar asaj se bashkëshortja e tij, Melania, kishte lindur djalin e tyre, Barron, dhe ata flinin në dhoma të ndara. E pyetur nëse ka video, fotografi, emaile apo mesazhe që vërtetojnë lidhjen e saj me presidentin amerikan, Daniels është përgjigjur: "Nuk mund të përgjigjem tani"



“U kërcënova”
Kërcënimi, tha Daniels, erdhi pasi ajo kishte rënë dakord të bënte publike historinë e lidhjes së saj në një intervistë, kundrejt një shume prej 15 mijë dollarë. Revista u tërhoq nga botimi pasi avokati i Trump, Michael Cohen, kërcënoi se do t'i padiste. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë i ka mohuar këto akuza. Pornostarja ka rrëfyer se ishte në një parking dhe po përgatitej të futej në ambientet e një palestre me vajzën e saj të mitur, kur një djalë i ishte afruar dhe sipas saj e ka kërcënuar. "Më doli përpara dhe më tha: Lereni Trumpin. Harrojeni atë histori! Dhe pastaj ai u përkul dhe shikoi vajzën time dhe tha: Kjo është shumë e bukur, do të ishte turp nëse diçka do t'i ndodhte nënës së saj. Më pas ai u zhduk...”

E pyetur nëse ajo e mori atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë, ajo tha: “Absolutisht, unë u trondita. Mbaj mend se kam shkuar në palestër dhe duart më dridheshin nga frika...”

“Seks me Trump në një turne Golfi”
“E konsideroja si një marrëveshje biznesi”, ka thënë ajo në emisionin e CNN, “60 Minuta”. Pornostarja ka rrëfyer se kishte pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtur me Donald Trump, pas takimit në një turne golfi në Lake Tahoe në vitin 2006. Sipas Stormyt, Trump i kishte thënë se është e bukur dhe e mençur, dhe i kishte bërë ofertë të merrte pjesë në një shou real televiziv.

Gjatë një takimi tjetër në një hotel në Beverly Hills, Daniels ka thënë se miliarderi e kishte detyruar që të shikonte një dokumentar me peshkaqenë. “Ai po shikonte “Shark Week” dhe më detyroi të ulesha dhe ta shikoja gjithë dokumentarin për sulmet e peshkaqenëve”, shton ajo. 

Ndërkaq, presidenti amerikan ka refuzuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me yllin pornografik, si edhe me modelen e “Playboy”, Karen McDougall, e cila ka pohuar se në të njëjtën periudhë (2006-2007) kishte kryer disa herë marrëdhënie me Trumpin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albflorida: 26/03/2018 15:56

    Çfarë lajmi i rreme i sponsorizuar nga Sorosi. Ku mund t'i besojmë një pornostare që vetmen punë që di të bëjë është të ngrejë këmbët e te shuaj epshet e mashkujve. Trump as nuk ka për tu shqetesuar aspak dhe përsëri do të fitoje ndaj të majtës sorisionë shkatërrimtare e shoqërisë amerikane..

    Përgjigju
    • Ezeza.: 27/03/2018 03:29

      Pornostaret Jane per porno .KESHTU e kane ZGJEDHUR te PUNOJNE me deshire.TRUMP I ka ofruar Pune ..AJO BERI kontrate ?? Media e genjeshtert.TURP. bojkotojeni KETE pordho-star KETE " yll". me dy cepa.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale