Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Shpresa Kureta, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.
Ambasadorja Kureta e siguroi edhe një herë Presidentin Poroshenko për mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial dhe unitetin e Ukrainës.
Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, Ambasadorja theksoi se do të bënte gjithçka për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
Presidenti Poroshenko falenderoi Shqipërinë për mbështetjen ofruar Ukrainës, vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe inkurajoi nxitjen e tyre të mëtejshme.
Ekzistojnë potenciale që kanë nevojë të shfrytëzohen më tej, u shpreh Presidenti, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.
“Nënshkrimi i një marrëveshje të tregtisë së lirë midis dy vendeve mund të ishte një përgjigje e mirë për sfidat globale me të cilat po perballemi”, tha ai.
Presidenti Poroshenko vlerësoi shumë rrugën evropiane dhe arritjet e Shqipërisë në këtë rrugë dhe vlerësoi ngjashmërinë e prioriteteve në politikën e jashtme të të dy vendeve në këtë fushë.
Ideja e integrimit evropian, tha ai, e ka bashkuar kombin tonë dhe shprehu interes për eksperiencën e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit evropian./ATSH/

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com