Poroshenko, i ka bërë këto akuza në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën për siguri që po mbahet në Mynih.
Poroshenko ka akuzuar Moskën, që sipas tij po kërkon të shkatërrojë demokracinë e Ukrainës dhe atë Perëndimore.
“Sot nuk mund të bëjmë asgjë përveç se të jemi të vetëdijshëm se lufta hibride e Rusisë është duke u kthyer gradualisht në një luftë hibride botërore”, ka thënë ai gjatë konferencës.
Në këtë konferencë, Rusia përfaqësohet nga ministri i saj i Jashtëm, Sergei Lavov.
Në këtë konferecnë ishte planifikuar të mbahej një takim në Formatin e Normandisë në mes të Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës, mirëpo është anuluar, pa u njoftuar nëse do të caktohet ndonjë datë tjetër për zhvillimin e një takimi të tillë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com