Poroshenko optimist mbi arritjen e një armëpushimi me rebelët

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko u shpreh dje në mbrëmje optimist por i kujdeshëm mbi arritjen e një armëpushimi në lindje të Ukrainës gjatë një mbledhje të parashikuar sot mes palëve të përfshira në Minsk.
"Jamë optimist por i kujdeshëm", shpjegoi Poroshenko në mbledhjen e NATO-s, që zhvillohet në Uells. Ai kujtoi se presidenti rus Vladimir Putin kishte propozuar të mërkurën një plan rregullues të konfliktit dhe se rebelët separatistë u shprehën të gatshëm për një armëpushim të menjëhershëm.

Por ai pranoi gjithashtu se bëhet fjalë për një sfidë të madhe dhe parashtroi kushtet e vendosura nga Ukraina, që propozon prej shumë kohësh një plan paqeje, kontrollin e kufirit ruso-ukrainas nga OSBE-ja, tërheqjen e të gjitha trupave ruse dhe lirimin e ushtarëve që mbahen peng nga rebelët ose Rusët.

Por sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen rriti tonet duke deklaruar se "Rusia lufton kundër Ukrainës, në Ukrainë. Trupat dhe tanket ruse sulmojnë forcat ukrainase. Dhe tani na flet për paqe, Rusia nuk ka bërë asnjë gjest për të mundësuar paqen"./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?