Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka shpërndarë parlamentin e krijuar në zgjedhjet e mbajtura mes plumbave, ndërsa ka njoftuar zgjedhjet e parakoshme parlamentare më 26 tetor.
Ndërsa forcat qeveritare vazhdojnë të luftojnë me forcat rebele pro-ruse në lindje, presidenti Poroshenko në një fjalim televiziv tha se shumë deputetë aktuale ishin mbështetësit të presidentit të rrëzuar Viktor Janukoviç. Ai ka se shumica e ukrainasve kërkuan një parlament të ri.
Kjo lëvizje e papritur e presidentit ukrainas, vjen ndërsa ai do të takohet nesër me homologun e tij rus, Vladimir Putin si dhe shefen e diplomacisë europiane Catherin Ashton. Thuhet se në fokus të takimit do të jetë grindja për gazin ndërmjer Rusisë dhe Ukrainës.
Më herët presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u ka thënë zyrtarëve të Bashkimit Evropian, se është “ekstremisht i shqetësuar” për vendosjen e tankeve ruse në pjesën juglindore të Ukrianës dhe nga kërcënimi i Kremlinit për të dërguar një autokolonë me ndihma në Ukrainë, për të cilin Moska pretendon se është “ndihmë humanitare”.
Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha sot në Kiev se një grup i forcave ruse, të maskuar si luftëtarë separatistë, e kanë kaluar kufirin në pjesën juglindore të Ukrainës, me 10 tanke dhe dy makina të blinduara të këmbësorisë.
Këto akuza të Kievit, Rusia i ka hedhur poshtë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com