Poroshenko telefonon Merkelin
i shpreh shqetësimet për situatën

Poroshenko telefonon Merkelin<br />i shpreh shqetësimet për situatën
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. 

Sipas një deklarate nga Zyra e Shtypit e Presidencës së Ukrainës, theksohet se Poroshenko në bisedën telefonike me Merkel duke theksuar se pavarësisht armëpushimit tensioni në lindje është në rritje e sipër për shkak të sulmeve të vazhdueshme të separatistëve, argumentoi gjithashtu se separatistët duke mos zbatuar marrëveshjen e Minskut nuk kanë tërhequr armët e rënda nga vija e frontit.

Poroshenko ka ripërsëritur edhe njëherë se separatistët duhet të lirojnë pengjet sa më shpejt të jetë e mundur. Poroshenko i cili ka informuar Merkel në lidhje me situatën në lindje, ai gjithashtu ka bërë thirrje për rritjen e numrit të anëtarëve të Misionit të Vëzhgimit special të OSBE-së të cilët monitorojnë armëpushimin në lindje.

Presidenti i Ukrainës ka shtuar më tej se këta vëzhgues duhet të pajisen teknikisht për të përcaktuar tërheqjen e armëve të rënda nga vija e frontit dhe shkeljet e armëpushimit. Poroshenko dhe Merkel kanë rënë dakord gjithashtu që të krijohen të gjitha kushtet e nevojshme që të gjitha ndihmat humanitare duke përfshirë dhe ndihmat e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të arrijnë për personat që jetojnë në rajonet Donetsk dhe Luhanks.

Dy liderët pasi kanë theksuar se takimi i ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë që po zhvillohet në Berlin do të jetë efikas. Ata gjithashtu kanë rënë dakord se sipas rezultateve që do të merren nga këto takime dialogu do të vazhdojë përsëri./AA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian