Porosia, droga nga Vlora në Itali
Arrestohet organizatori i trafikut

Porosia, droga nga Vlora në Itali<br />Arrestohet organizatori i trafikut
VLORE- Policia e Vlorës njofton arrestimin e Idlir Kondajt të dyshuar si organizator i disa rasteve të trafikut të marijuanës nga Vlora drejt Italisë.

26 vjeçari dhe organizata që ai drejtonte përdorin agjencitë e udhëtimeve për të dërguar sasitë e drogës dhe arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar "Porosia"

“Ky shtetas në bashkëpunim me Malush Halimin,  gjithashtu i arrestuar nga policia e Vlorës , kane tentuar të trafikojnë dhe kanë trafikuar sasi te ndryshme marijuan duke përdorur si korrierë agjencite e udhëtimeve”- informon policia e Vlorës.

Banda përdorte agjencitë e udhëtimit për të zbatuar porositë të ndryshme nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe brenda këtyre porosive improvizonin vende të fshehta ku vendosnin lënden narkotike të llojit marijuanë, prandaj dhe operacioni u kodua "Porosia"

Operacioni nisi më 12 maj me arrestimin e Malush Halimit, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan 5 kg marijuanë të cilat ishin fshehur brenda tubove metalike te 2 tendave dielli.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes