Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi foli për 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 shteteve, ku veçoi ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë që do të lidhet me Portin e Durrësit. Kjo sipas Grubit, është tregues i marrëdhënies vllazërore mes shteteve.
"Propozoj disa pika shtesë për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar, formimin e komisionit të përbashkët të ekspertëve që do të përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, çështjet ligjore dhe ato me interes të përbashkët. Kjo ka të bëjë me lidhjen e autostradave tona me korridorin tetë. Kemi miratuar ligjin në kuvend dhe jemi në pritje të firmosjes së kontratës në mes të dhjetorit me shpresë se do të bëhet një vendkalim tjetër që do të ulë koston me dhjetëra miliona euro të ndërtimit të autostradës.
Ky komision do të marrë vendime për qeveritë e dy vendeve. E dyta ka të bëjë me lidhjen hekurudhore Shkup Durrës që dy qeveritë tona të angazhohen për përfundimin e saj. E treta që është një ide e kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për Portin e thatë në Strugë, qeveritë e dy vendeve të kryejnë studimin për ndërtimin e një zone në formën e një porti të Thatë për ngarkesat që vijnë nga Porti i Durrësit. Dua të falenderoj kryeministrin Rama që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në Portin e Durrësit”, deklaroi ai.
Lajmi kryesor:
Mblidhen 2 qeveritë! Pas Prishtinës, 'Port të thatë' edhe në Strugë! Rama: Kemi shumë për të bërë bashkë! Kovaçeski e Grubi: Tregues i marrëdhënieve vëllazërore (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor, 14:52
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01