Në Obot të Shkodrës, jetojnë 200 banorë, të cilët janë të detyruar të lëvizin vetëm me varkat e Forcave të Armatosura.
Niveli i ujit në aksin rrugor arrin deri në 1 metër.
Edhe pse emergjencat civile raportojnë per rënie të nivelit, Oboti mbetet i bllokuar për të dytën ditë radhazi.
Aktualisht ka prezencë uji në oborre, por nuk raportohet ujë brenda banesave.
Në territorin e Bashkisë Shkodër raportohen 800 hektarë tokë bujqësore nën ujë. Ana e Malit mbetet zona më e prekur për shkak të daljes nga shtrati te lumit Buna.
Pozitiv është fakti se këtë të martë janë ndërprerë shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzes pasi kanë rënë prurjet në liqen, duke zbritur ne 292 metra nga 296 metra që është kapaciteti maksimal. Ndërsa dy hidrocentralet e tjera të kaskadës së Drinit po vijojnë shkarkimet përkatësisht Komani me 300 m3/s dhe Vau Dejës me 700 m3/s
Komente












