‘Porta a Porta’ në Itali jehonë Keit Day Hospital në Tiranë

Programi i njohur “Porta a Porta” në Rai Uno prezantuar nga ikona e televizioneve italiane Bruno Vespa, i ka bërë jehonë KEIT Day Hospital në episodin kushtuar kirurgjisë estetike jashtë kufijve të Italisë. Ka qenë gazetarja e emisionit Simona Decina ajo e cila ka mbërritur në Tiranë posaçërisht për një tur në mjediset e KEIT duke e prezantuar këtë të fundit si lider të kirurgjisë estetike në Europë.

Në kronikën e realizuar për Rai Uno, gazetarja tregon mbi standardet e larta që KEIT ofron, cilësinë maksimale të shërbimit dhe tarifat mjaft konkurruese në raport me tregun italian nisur kjo nga taksat më të ulëta në vend.

Pse KEIT është zgjedhja e parë për pacientët italianë?

Gazetarja Simona Decina nuk është ndalur vetëm tek standardet por edhe tek dëshmitë e pacientëve italianë që kanë zgjedhur KEIT për ndërhyrjet estetike.

“Për të njëjtën ndërhyrje në Itali më kanë kërkuar rreth 8 mijë euro ndërkohë që në KEIT e kam kryer me gjysmën e tarifës.” shprehet njëra nga pacientet e cila ka kryer zvogëlimin e gjoksit për shkak të problemeve me posturën.

“Zgjodha KEIT pasi ma sugjeruan disa miqtë e mi të mbetur të kënaqur nga shërbimi” - thotë një tjetër pacient italian që ka kryer ndërhyrjen e rimodelimit të hundës për korrigjimin funksional dhe estetik.

Ashtu sikurse edhe pacientët shprehen, KEIT është zgjedhja më e mirë përsa i përket standardit dhe cilësisë që ofron sikurse edhe tarifave konkurruese. KEIT me një eksperiencë të gjatë në treg me mbi 20 mijë ndërhyrje të realizuara me sukses, dhe me Certifikatën e Garancisë që ofron, numëron mbi 11 mijë review pozitive në platformat e tyre në Google, Trust Pilot apo What Clinic.

Gazetarja Simona Decina e mbyll këtë kronikë referuar KEIT duke thënë se:

“Shumë klinika estetike ekzistojnë në Tiranë, shumë të tjera janë hapur dhe mbyllur, por askush nuk ofron standardet e asaj që ne vizituam”.

Lakimi i KEIT në mediat italiane ndër vite

Kujtojmë se KEIT ndër vite ka tërhequr vëmendjen e shumë gazetave dhe televizioneve italiane si Rai Due në emisionin “Nemo - Nessuno Escluso” nga Enrico Lucci, Rai Uno në emisionin “La vita in direta” me Lorella Cuccarini, Rete Quatro në emisionin “Dritto e Rovescio” me Paolo del Debbio, La 7 në emisionin “L’aria che tira” me David Parenzo e të tjera. Vetëm pak javë më parë e përditshmja italiane Corriere della sera i ka kushtuar një artikull KEIT duke e konsideruar si perandori të kirurgjisë estetike duke i bërë jehonë kështu jo vetëm profesionalizmit të lartë që kjo kompani ofron por edhe Shqipërisë si një mundësi e mirë për të investuar.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës