Portali i familjes Berisha e ka shfrenuar fantazinë.

Pas Ramës, Bledi Çuçit dhe Ardi Veliut, tani kanë gjetur një tjetër fajtor për rrahjen e Sali Berishës.

Ai është Mustafa Nano.

Sipas tyre, personi që qëlloi Berishën është shok me djalin e Mustafa Nanos.

“Burime kanë bërë të ditur se Gert Shehu është një militant i Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Ai është edhe mik i ngushtë me djemtë e Mustafa Nanos, një gazetar i afërt me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Mësohet se ai banon në zonën e rrugës së ‘Elbasanit’”, shkruan portali i familjes Berisha.

Tani pritet të shohim që të shkruajnë se urdhërin për rrahjen e Berishës, e dha vetë Mustafa Nano./ Tema